• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë për korrupsion e pastrim parash

29 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, e 2 persona të tjerë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Njoftimi i SPAK:

Lexo edhe:

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2019

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë,  procedimin penal nr. 55/2019, në ngarkim të të pandehurve:

Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të  Kodit Penal.

Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm. 

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër.

Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

Tags: hetimetIlir metaspak

Nga Kategoria

Kryesore

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026
Aktualitet

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Samiti i Berlinit/ Rama mbërrin në Mal të Zi, batuta e kryeministrit: Kam helikopterë mbi kokë sa herë vij

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026

Samiti i Berlinit/ Rama mbërrin në Mal të Zi, batuta e kryeministrit: Kam helikopterë mbi kokë sa herë vij

22 Tetor, 2026

Nuk i mbijeton plagëve të rënda, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari që u përfshi nga flakët e makinës në Skërficës

22 Tetor, 2026

Karrige të kthyera përmbys, bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, çfarë po ndodh në Kuvend, Peleshi lexon me shpejtësi nenet

22 Tetor, 2026

Përplasje jashtë Kuvendit/ Protestuesit shtyjnë gardhin metalik të policisë, brenda zhvillohet seanca plenare

22 Tetor, 2026

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës, qeveri kujdestare dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit”/ Këlliçi: Grupi Parlamentar i PD dënon dhunë shtazarake ndaj studentëve dhe shantazhin e kryeministrit të delegjetimuar

22 Tetor, 2026

Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.