• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 26 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit kriminal, shtetasi italian u vra nga shqiptari brenda shpellës dhe u dogj! SPAK: Çfarë zbuluan hetimet

26 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dhënë detaje lidhur me operaconin e përbashkët të zhvilluar me Drejtorinë Distriktuale Antimafia të Barit (DDA) mëngjesin e sotëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).

Lexo edhe:

Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë!

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes lidhjeve me grupet kriminale në Itali”, prokurori Mara: Bashkëpunimi i domosdoshëm

Veprat penale:

Vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimit
Tentativë zhvatjeje;
Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve;
Favorizim personal;
Shkelje të masave parandaluese personale;
Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri

Në masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Barit është konfirmuar qëndrueshmëria e provave ndaj tre personave, të hetuar si ekzekutorë material krimit të kryer ndaj Francesco Diviestit; një shqiptar (autori) dhe dy italianë nga Barleta, një burrë dhe një grua, që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve të krimit duke mos e raportuar atë tek autoritetet gjyqësore.

Ekzekutimi i Francesco Diviesti-t –  25 Prill 2025 

Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve. Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim.  Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.

Rindërtimi i vrasjes së Diviesti-t dhe identifikimi i grupit kriminal të përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale u bë i mundur falë një hetimi më të gjerë ndaj shtetasve shqiptarë të vendosur në Puglia, të zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Barit, në kuadër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Shqipëria në Puglia.

Lidhur më shtetasit e hetuar, GJKKO ka caktuar gjithashtu edhe sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.

Nga Kategoria

Aktualitet

Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë!

26 Maj, 2026
Aktualitet

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes lidhjeve me grupet kriminale në Itali”, prokurori Mara: Bashkëpunimi i domosdoshëm

26 Maj, 2026
Kryesore

Aksidenti tragjik me vdekjen e 7-vjeçarit në Elbasan, përcillet sot në banesën e fundit i mituri!

26 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit kriminal, shtetasi italian u vra nga shqiptari brenda shpellës dhe u dogj! SPAK: Çfarë zbuluan hetimet

26 Maj, 2026

‘Mediat e kapura’, Rama mesazh për ‘Reporterët pa Kufij’ para konferencës Ndërqeveritare në Bruksel: Zëri i opozitës arrin në 68.2%, qeveria në 31.8%

26 Maj, 2026

Prokurori italian: Grupet kriminale shqiptare më të fuqishmet në Evropë!

26 Maj, 2026

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes lidhjeve me grupet kriminale në Itali”, prokurori Mara: Bashkëpunimi i domosdoshëm

26 Maj, 2026

Aksidenti tragjik me vdekjen e 7-vjeçarit në Elbasan, përcillet sot në banesën e fundit i mituri!

26 Maj, 2026

SPAK dhe anfimafia e Barit godasin grupin kriminal, Klodian Braho në Itali: U sekuestruan 1 milionë euro cash, 15 masa sigurie

26 Maj, 2026

Mbahet sot seanca e parë në GJKKO për Erion Veliajn

26 Maj, 2026

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, arrestohet regjisori Petri Bozo

26 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.