• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sot hyn në fuqi urdhri: Çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë do të sekuestrohet

14 Korrik, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej ditës së sotme, hyn në fuqi urdhri i prerë i Kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e çdo subjekti që tregton mallra pa faturë tatimore. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aksioni fokusohet kryesisht në tregjet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mishit dhe bulmetit, ku niveli i informalitetit vijon të jetë i lartë, duke rrezikuar konkurrencën e ndershme, të ardhurat shtetërore dhe sigurinë ushqimore.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, deklaruan se nga kjo e hënë çdo produkt që shitet pa faturë do të sekuestrohet menjëherë.

Lexo edhe:

E rëndë në Greqi: Shqiptari vdes pas shpërthimit në rafinerinë e naftës, një tjetër në luftë për jetën në spital (EMRAT)

Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

Kontrollet do të jenë intensive dhe të përditshme, me praninë e vetë ministrave në terren, si në tregjet me pakicë, ashtu edhe në pikat e shumicës.

“Fatura tatimore nuk është thjesht një letër, por një garanci për konsumatorin dhe një detyrim ligjor për çdo tregtar,” – tha ministrja Denaj. Ajo paralajmëroi masa të rënda ndaj shkelësve, përfshirë sekuestrim të mallrave dhe ndëshkime administrative apo penale.

Ndërkohë, ministri Malaj theksoi se këto nuk janë aksione sporadike, por pjesë e një strategjie të qëndrueshme për formalizimin e sektorit agroushqimor.

“Nuk do të pranohet më justifikimi ‘e mora nga fshati’. Çdo produkt duhet të ketë dokumentacionin përkatës. Kush nuk ka faturë, nuk ka vend në treg,” u shpreh Malaj.

Masat do të përfshijnë të gjithë zinxhirin nga prodhuesit, përpunuesit, shitësit me shumicë dhe pakicë, deri te konsumatori. Qeveria nënvizon se qëllimi nuk është të penalizojë fermerët apo shitësit e ndershëm, por të ndalojë praktikat e paligjshme që dëmtojnë ekonominë dhe konsumatorin.

Sipas autoriteteve, edhe vetë qytetarët kanë rol kyç: janë ftuar të kërkojnë faturën në çdo blerje dhe të denoncojnë abuzimet.

Kjo nismë sinjalizon një epokë të re disipline fiskale në tregjet shqiptare ku toleranca ndaj informalitetit do të jetë zero.

Nga Kategoria

Kryesore

E rëndë në Greqi: Shqiptari vdes pas shpërthimit në rafinerinë e naftës, një tjetër në luftë për jetën në spital (EMRAT)

9 Tetor, 2026
Lajme

Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

9 Tetor, 2026
Lajme

Franca premton 3 mijë mësues zëvendësues pas protestave të nxënësve

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tifozët e Al-Nassr dalin në mbështetje të Ronaldos pas përplasjes me Jorge Jesus

9 Tetor, 2026

Interi bëri pesë përforcime në merkato, por të rinjtë mezi po luajnë: ja arsyet

9 Tetor, 2026

Infantino drejt një tjetër mandati në krye të FIFA-s, UEFA ende pa rival për ta sfiduar

9 Tetor, 2026

E rëndë në Greqi: Shqiptari vdes pas shpërthimit në rafinerinë e naftës, një tjetër në luftë për jetën në spital (EMRAT)

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, vetëm pak orë pasi ish-gjyqtarja e saj fitoi Nobelin e Paqes

9 Tetor, 2026

Mourinho mbron Mbappén dhe sulmon kritikat: “Është qesharake, ai nuk ka shkelur asnjë detyrim”

9 Tetor, 2026

Mali i Zi arreston blogerin rus të luftës nën dyshimet për destabilizim

9 Tetor, 2026

Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër

9 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.