Një autobus me rreth 30 persona në bord është përfshirë në një aksident në zonën e Palokastricës, në ishullin e Korfuzit, Greqi.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit dyshohet se ka pasur probleme me frenat, të cilat nuk kanë funksionuar siç duhet. Si pasojë, autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur tri herë.
Në autobus udhëtonin shtetas të huaj, mes tyre edhe shqiptarë. Pas aksidentit, është ndërhyrë për nxjerrjen dhe shpëtimin e pasagjerëve nga bagazhi.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për numrin dhe gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.
Priten detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.











