• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandali 130 milionë euro që trondit sistemin doganor! Gent Gazheli drejt burgut

9 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”.
Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, që lidhet me gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, me vlerë që shkon deri në 130 milionë euro.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se çështja është referuar për hetim në SPAK, pas një hetimi paraprak të nisur që në vitin 2020.
Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, ka njoftuar zyrtarisht drejtuesin e lartë në lidhje me vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj kompanisë “Bankers”.
Por, sipas kallëzimit, me kërkesë të hetimeve tatimore, kjo shumë u rivlerësua në 130 milionë euro — një shumë kolosale që, siç pretendohet, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, ndonëse ishte njoftuar dy herë me shkresë zyrtare dhe email nga Olti Kuke.

Në dosjen që ndodhet tashmë në SPAK, ekzistojnë dy shkresa zyrtare, të cilat mjaftojnë për të provuar zinxhirin e komunikimit. Megjithatë, deri më sot, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar mbi gjobën, ndonëse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.

Lexo edhe:

Iu caktua masë arresti, zbulohet pasuria e Vlora Hysenit të ShISh-it

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin, reagon Fatmir Xhafaj: Ndodhin në të gjithë botën, fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar

Burime: “Ka pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të kompanisë”

Sipas burimeve konfidenciale, Gent Gazheli dyshohet se ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndërkohë që dosja mbeti “në sirtar”.
Madje, shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, mësohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm, derisa u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar nga drejtues i sektorit të akcizës në specialist — lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për ta heshtur çështjen.

“Gjobë e zbardhur pas pesë vjetësh, nga frika e ekspozimit publik”

Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh “ngrirje”, gjoba ndaj kompanisë është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen për kompetencë SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së gjatë raportimit në Kuvend, si dhe nga deputeti socialist Erion Braçe.
Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi lidhjet politike që, sipas burimeve nga brenda sistemit, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.

 Skandale të tjera në horizont?

Gazheli, i cilësuar nga vartësit e tij si “Drejtori i 2030-s”, sipas burimeve të Maska.al, pritet të përballet me disa kallëzime të tjera, të cilat lidhen me shkelje të rënda në sektorin e akcizës dhe tregtisë së mallrave të ndjeshme.
Punonjës të Doganave kanë nisur të dalin hapur me denoncime, duke paralajmëruar publikimin e provave konkrete që e lidhin drejtpërdrejt me abuzime financiare.

Marrë nga Maska.al

Tags: Gent Gazheli

Nga Kategoria

Aktualitet

Iu caktua masë arresti, zbulohet pasuria e Vlora Hysenit të ShISh-it

22 Shtator, 2026
Aktualitet

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin, reagon Fatmir Xhafaj: Ndodhin në të gjithë botën, fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar

22 Shtator, 2026
Aktualitet

Masat e sigurisë ndaj kryetares së SHISH, deputeti i PD: Rënie totale të institucioneve! Fatmir Xhafaj: Është fenomen normal për një shtet të konsoliduar!

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Iu caktua masë arresti, zbulohet pasuria e Vlora Hysenit të ShISh-it

22 Shtator, 2026

SPAK masë arresti për Vlora Hysenin, reagon Fatmir Xhafaj: Ndodhin në të gjithë botën, fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar

22 Shtator, 2026

Masat e sigurisë ndaj kryetares së SHISH, deputeti i PD: Rënie totale të institucioneve! Fatmir Xhafaj: Është fenomen normal për një shtet të konsoliduar!

22 Shtator, 2026

GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin/ “SHISH në duart e krimit të organizuar”, Gazment Bardhi: Ishte në shërbim të Ergys Agasit

22 Shtator, 2026

SPAK kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës!

22 Shtator, 2026

Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten

22 Shtator, 2026

Balla mbështet propozimin e Von der Leyen: Fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin rrjetet sociale

22 Shtator, 2026

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare

22 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.