Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK.
Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit.
Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.











