Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO vendosi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, nënvizon se aksioni i sotëm i SPAK provon një nga aktet më të rënda të shtetit gjatë regjimit të Ramës. Ai thekson se SHISH dhe Policia e Shtetit janë në shërbimin e krimit të organizuar.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Çfarë duhet më që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë?
Asnjë surprizë për mua nga aksioni i sotëm i SPAK që provon një nga aktet më të rënda të shtetit shqiptarë gjatë regjimit të Edi Ramës: SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar.
E kam paralajmëruar këtë në Kuvendin e Shqipërisë më 4 Qershor 2026.
Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve. Nuk kam përdorur figura letrare. Kam folur me emra dhe mbiemra, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Bëhej fjalë për Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar.
Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot.











