• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Skandal në Gjermani/ Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Inteligjent, dyshohet se nxori mijëra dokumente sekrete dhe i dorëzoi te një fuqi e huaj

6 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i rëndë spiunazhi ka tronditur Gjermaninë, pasi autoritetet kanë arrestuar ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme, August Hanning, nën dyshimin për spiunazh, tradhti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hanning, 80 vjeç, drejtoi Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND) nga viti 1998 deri në vitin 2005. Prokuroria Federale gjermane e dyshon për “spiunazh në dëm të shtetit”, përvetësim të sekreteve shtetërore, tentativë për tradhti dhe veprimtari në interes të një shërbimi të huaj.

Bashkë me të është arrestuar edhe një ish-bashkëpunëtor i BND-së, i identifikuar si Manfred D., i cili dyshohet se i ka siguruar Hanningut informacione konfidenciale edhe shumë vite pasi ai ishte larguar nga drejtimi i shërbimit.

Lexo edhe:

Anketimi zbulon vendet ku shqiptarët kanë dëshirë të emigrojnë, sytë larg Ballkanit Perendimor

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

Sipas hetuesve, që prej vitit 2010 Manfred D. i ka transmetuar Hanningut rreth 2 mijë dokumente, shumë prej tyre të klasifikuara dhe të destinuara vetëm për përdorim të brendshëm nga inteligjenca gjermane. Hanning dyshohet se i ka përdorur këto materiale në aktivitetin e tij privat të konsulencës.

Një nga dokumentet e klasifikuara dyshohet se është përdorur nga Hanning për të përgatitur një analizë për një oficer të një shërbimi të huaj të inteligjencës. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë dhe po hetojnë nëse informacioni ka përfunduar te marrësi i synuar.

Hetimi ka ngritur dyshime për një prej rasteve më serioze të spiunazhit në historinë moderne të Gjermanisë. Autoritetet kanë kontrolluar edhe banesat dhe ambientet e dy të dyshuarve pas arrestimit.

Hetimet vijojnë, ndërsa deri tani nuk është bërë publike fuqia e huaj për të cilën dyshohet se mund të kenë përfunduar informacionet sekrete.

Nga Kategoria

Aktualitet

Anketimi zbulon vendet ku shqiptarët kanë dëshirë të emigrojnë, sytë larg Ballkanit Perendimor

23 Nëntor, 2026
Bota

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

23 Nëntor, 2026
Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite për Kushtrim Kokallën

23 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Anketimi zbulon vendet ku shqiptarët kanë dëshirë të emigrojnë, sytë larg Ballkanit Perendimor

23 Nëntor, 2026

NATO dërgon avionë të zbulimit në Poloni pas incidentit me raketat ruse

23 Nëntor, 2026

Moska nderon themeluesin e policisë sekrete sovjetike, arkitektin e Terrorit të Kuq

23 Nëntor, 2026

Hëna e plotë e nëntorit sjell trazira emocionale për këto 3 shenja të zodiakut

23 Nëntor, 2026

Tregjet “shpërthejnë” pas rikthimit të Jensen Huang në krye të Nvidia-s

23 Nëntor, 2026

Demokratët planifikojnë 12 debate për garën presidenciale të vitit 2028, i pari në qershor

23 Nëntor, 2026

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

23 Nëntor, 2026

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.