Juglindja e vendit duket se është mbërthyer keq fare nga skamja dhe varfëria ekstreme.
Rreth tre muaj më parë, në të gdhirë të datës 18 maj, hajdutët thyen një baxho në qytetin e Pogradecit. Nga aty mundën të merrnin disa para, dhe pronari deklaroi se i kishin vjedhur djathin e gjalpin që kishte për të shitur.
Në të gdhirë të kësaj të marte, në qytetin e Korçës u raportua një ngjarje e ngjashme. Grabitësit thyen një dyqan, nga ku vodhën rreth 1 milion lekë të vjetra dhe disa steka me cigare.
Hajnia nuk ka qenë kurrë në zakon të shqiptarëve. Shqiptari shquhet për besën dhe jetesën me ndershmëri…
Por kur skamja ulet këmbëkryq, fatkeqësisht ndodhin raste të tilla që ndonjëherë konsiderohet edhe qesharake nëse i raporton.
Banorët e juglindjes kanë përfunduar në atë pikë sa tashmë po vjedhin djathë e cigare. Kjo është shenjë e qartë e “MJERIMIT” dhe “SKAMJES” që ka mbërthyer këtë zonë të vendit.











