• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 20 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

14 Tetor, 2025
tek Kryesore, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po vazhdon momentin e mirë, pas asaj fitore historike në Leskova, pasi mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 4-2 Jordaninë, në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Edhe pse me 7 ndryshime në formacion, kuqezinjtë tanë ishin dominues pothuajse gjatë gjithë lojës, me disa dalje të rrezikshme të Jordanisë, e cila shkaktonte momente pasigurie në mbrojtjen tonë.

Një prej tyre ishte në minutën e ’27, kur Jordiania gjeti dhe golin e avantazhit pas një goditje këndi. E gjithë prapavija kuqezi ishte në “gjumë” dhe Al-Rashdan gjuajti me kokë duke mposhtur Dajsinanin.

Lexo edhe:

Makina e fundosur në lumin Lepenc, gjenden trupat e pajetë të tre shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur që prej të shtunës

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, dalin sot para gjykatës babë e bir, masë sigurie edhe për vëllain e të plagosurit

Barazimi për të besuarit e Silvinjos erdhi në minutën e ’40, kur Nedim Bajrami me një inkursion nga e majta gjeti hapësirë në fundore dhe pasimi i tij u kthye në rrjetë nga Abualnadi i cili shënon autogol.

Me rezultatin e barabartë u mbyll dhe fraksioni i parë i lojës, teksa e dyta nisi menjëherë me tre ndërrime nga Silvinjo, ku Berat Gjimshiti, Julian Shehu dhe Jasir Asani i lanë vendin në fushë Klisman Cakes, Behar Ramadanit dhe Nazmi Gripshit. Ky ishte dhe një debutim me fanellën kuqzi për Gripshin dhe Caken.

Ndërkohë, në minutën e ’61 ishte Mirlind Daku, i cili i la vendin Armando Brojës në qendër të sulmit, i cili do të gjente golin 3 minuta pas aktivizimit, duke i dhënë kështu dhe avantazhin kuqezinjëve. Pas një asisti fantastik nga Kristian Asllani, Broja doli i vetëm përballë portës dhe pasi e kaloi portierin e shtyu dhe topin në rrjetë.

Në minutën e ’75 ishte Arbër Hoxha, i cili pasoi kaloi një kundërshtar, realizoi një super gol, pas një gjuajtje nga distanca. Gjithsesi, kuqzinjtë nuk u ndalën këtu, por 4 minuta më vonë, Armando Broja dribloi kundërshtarët dhe më pas i dha një asist fantastik Nedim Bajramit, i cili e çoi topin në rrjetë për rezultatin 4-1.

Por, në minutën e fundit të kohës së rregullt, mbrojtja kuqezi shfaqi sërish pasiguri dhe Jordania ngushtoi diferencën me Ali Olwan.

Vlen të theksohet dhe fakti se Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë, pasi  31-vjeçari, u hodh në fushë në minutën 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të artë në karrierë.

Me këtë fitore, kuqzinjtë mbyllin dhe grumbullimin për tetorin, teksa në nëntor do të luhen dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e kampionatit botëror, kundër Anglisë dhe Andorrës, ku Shqipëria do të synojë ruajtjen e vendit të dytë në grup, që të çon në “play off”.

Nga Kategoria

Kosova

Makina e fundosur në lumin Lepenc, gjenden trupat e pajetë të tre shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur që prej të shtunës

20 Korrik, 2026
Kryesore

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, dalin sot para gjykatës babë e bir, masë sigurie edhe për vëllain e të plagosurit

20 Korrik, 2026
Kryesore

Sot seancë plenare, qytetarët mobilizohen për protestë para Kuvendit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Makina e fundosur në lumin Lepenc, gjenden trupat e pajetë të tre shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur që prej të shtunës

20 Korrik, 2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, dalin sot para gjykatës babë e bir, masë sigurie edhe për vëllain e të plagosurit

20 Korrik, 2026

Sot seancë plenare, qytetarët mobilizohen për protestë para Kuvendit

20 Korrik, 2026

Plas grushti te “Fun Zone” në Tiranë gjatë ndeshjes Spanjë-Argjentinë, sherri i madh

20 Korrik, 2026

Spanja ngre lart trofeun, ia dorëzoi presidenti Donald Trump

20 Korrik, 2026

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres “vulos” në shtesë

20 Korrik, 2026

E hënë intensive për Kuvendin, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare

19 Korrik, 2026

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur

19 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.