Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh publik kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje institucioneve për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të drejtë ndaj shqetësimeve të studentëve.
Përmes këtij mesazhi, të cilin e ka cilësuar si një “lutje me zemër për Shqipërinë”, artistja e mirënjohur thekson se zëri i saj vjen jo vetëm si artiste, por mbi të gjitha si nënë që dëshiron ta shohë rininë shqiptare të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim të plotë në të ardhmen e atdheut.
Fejza i ka kërkuar drejtpërdrejt kreut të qeverisë gjetjen e një rruge mirëkuptimi dhe një zgjidhjeje të arsyeshme që do t’u kthente qetësinë familjeve dhe do të shmangte thellimin e mëtejshëm të ndasive mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit.











