Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinema “Republika” në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.
Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, së bashku me ambulancën, ndërsa i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.











