• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Sezoni veror/ Raporti i parasë jashtë bankave në nivelin më të ulët që prej pandemisë

21 Tetor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Vlera e parasë jashtë sektorit bankar këtë verë është rritur me ritme më të ngadalësuara. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik paraja jashtë bankave kishte vlerën e 402.6 miliardë lekëve, në rritje me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Norma e rritjes së parasë jashtë bankave këtë vit pothuajse është përgjysmuar. Një vit më parë, ky tregues raportohej në rritje me 4.8%.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjithashtu, nëse e matim vlerën e parasë jashtë bankave në raport me agregatin monetar M2 (që përfaqëson ofertën monetare të lekut, duke përfshirë llogaritë dhe depozitat bankare me afat, si edhe paranë jashtë bankave), ajo llogaritet në nivelin 40.3%, nga 41.8% që kishte qenë një vit më parë. Vera është një periudhë e vitit që zakonisht shoqërohet me rritje të sasisë së parasë jashtë bankave, fenomen i lidhur kryesisht me sezonin e pushimeve. Kjo sjellje sezonale është shfaqur edhe këtë vit, por në përmasa më të vogla krahasuar me vitet e mëparshme.

Raporti i parasë jashtë bankave ndaj agregatit M2 ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2020. Që nga ai vit, në muajin korrik nisi të vërehej një rritje e ndjeshme e këtij raporti, që mund të shpjegohet edhe me zgjerimin e shpejtë të turizmit. Pas disa vitesh radhazi në rritje, këtë vit ky raport i është kthyer rënies, pavarësisht se turizmi ka vijuar të rritet.

Lexo edhe:

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

Rënia e raportit të parasë jashtë bankave, në vija të përgjithshme, mund të shpjegohet me një përdorim më të madh të kanaleve bankare të pagesave nga qytetarët. Duket se fluksi në rritje i turistëve të huaj në vitet e fundit ka nxitur më shumë biznese të ofrojnë forma alternative elektronike të pagesave, kryesisht pagesa me kartë në terminale POS.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes. Numri i pagesave me kartë është rritur me 36% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Numri i terminaleve POS gjithsej në mesin e 2024 ka arritur në pothuajse 21 800, me një rritje prej 13.6% që nga fillimi i vitit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë 2024, individët dhe bizneset kanë kryer në total rreth 22.5 milionë pagesa gjithsej në rrugë bankare, në rritje me 20.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë këtë vit, Shqipëria vazhdon të ketë nivele relativisht të larta të parasë jashtë bankave krahasuar me ekonomitë më të zhvilluara. Kjo mund të shpjegohet me informalitetin dhe përdorimin e madh të veprimeve me para cash në ekonomi.

Shoqata Shqiptare e Bankave prej vitesh po i kërkon qeverisë të marrë masa për të ulur përdorimin e parasë cash, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e një tavani për kryerjen e pagesave në para fizike nga individët./ Monitor

Tags: bankapara

Nga Kategoria

Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Analizë

Bankat dhe bizneset nuk janë armiku i protestës

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

VIDEO/ Policia qëllon ndaj makinës së një gruaje që vodhi pampersa, vritet foshnja 1-vjeçare në SHBA

22 Tetor, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë/ Fuoristrada kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen dy bashkëshortët

22 Tetor, 2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi, i pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22 Tetor, 2026

Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda! E shpëtoi një kalimta

22 Tetor, 2026

Rama fton për të tretën ditë radhazi protestuesit në dialog, vendos stola guri para Kryeministrisë

22 Tetor, 2026

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.