Kur u duk se Indri dhe Vanesa kishin finalizuar romancën e tyre brenda “Ferma VIP”, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.
Pas puthjes së shkëmbyer mbrëmjen e djeshme, Vanesa dhe Indri kanë zhvilluar një bisedë të gjatë, ku aktori është shprehur se nuk është gati për këtë marrëdhënie dhe ka sqaruar se nuk dëshiron të krijohen iluzione mes tyre.
Nga ana tjetër, Vanesa është shprehur e qartë se do të ndërpresë marrëdhënien me partnerin që ka jashtë, një temë që ka ngjallur diskutime si brenda ashtu edhe jashtë formatit “Ferma VIP”.
“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur. Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy. Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat”, është shprehur Vanesa.











