Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë pasi mposhti Borussia Dortmund 2-1 në “Signal Iduna Park”.
Protagonisti kryesor i bavarezëve ishte Michael Olise, i cili realizoi një gol dhe dhuroi një asist. Francezi fillimisht shërbeu Brown për golin e avantazhit, ndërsa më pas shënoi vetë golin e dytë për skuadrën e Vincent Kompany.
Dortmund reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën me Fábio Silva, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund. Megjithatë, Bayern rezistoi dhe siguroi trofeun e parë të sezonit.
Bavarezët ia dedikuan suksesin Jamal Musialas, i cili mungoi pas problemeve të fundit shëndetësore.











