• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Refuzimi për të paguar gjobën dhe “persekutimi”, Becchetti depoziton padi të re ndaj Shqipërisë

10 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti ka nisur një tjetër betejë ligjore me shtetin shqiptar, pasi fitoi arbitrazhin në shumën prej 110 milion euro në lidhje me mbylljen e paligjshme të televizionit Agon Channel.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këtë herë, Becchetti ka ngritur një padi ndaj Shqipërisë në lidhje me refuzimin për të paguar 110 milionë eurot e gjobës së vendosur nga “Arbitrazhi” në vitin 2021, si dhe për fushatën denigruese të Qeverisë shqiptare ndaj tij.

Lajmi është bërë publike nga “Global Arbitration Review“, e cila raporton se Francesco Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij që investuan në Shqipëri pretendojnë dëmshpërblim për refuzimin e Shqipërisë për të paguar gjobën e majme të vendosur nga arbitrazhi i Bankës Botërore, por edhe me pretendimet e fushatës së vazhdueshme të persekutimit’, sipas tyre nga Shqipëria.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

Në dosjen e kallëzimit përfshihen deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë shqiptare, përfshirë këtu edhe të Kryeministrit Edi Rama, që ka deklaruar se Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar

Ndërkohë, pretendimet për persektutim të vazhdueshëm janë ngritur me dosjen e drejtësisë shqiptare, që ka dënuar Becchettin me 17 vite burg për skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar, evazion fiskal dhe fshehje pasurie.

Është e paqartë se në cilën gjykatë janë ngritur pretendimet e reja të Francesco Becchetti-t, por konventa e ICSID, gjykatës së arbitrazhit që gjobiti Shqipërinë parashikon në nenin 54 të saj se çdo pretendim për refuzim të zbatimit të vendimeve të kësaj gjykate mund të ankimohen në gjykatat e vendeve anëtare të kësaj konvente, që janë 163 shtete dhe entitete.

Kujtojmë se nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, ICSID ka konstatuar se si rezultat i veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaci, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si Enkelejd Joti, Skerdi Drenova apo Gentian Sala, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.

Pak kohë më parë, Eurocontrol njoftoi zyrtarisht Qeverinë shqiptare se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

Në seancën plenare të 3 Dhjetorit në Kuvend, Partia Demokratike kishte kërkuar një interpelancë urgjente me Edi Ramën në lidhje me këtë çështje dhe heshtjen e Qeverisë dhe “Albcontrol”, por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u përgjigj se kryeministri e kishte axhendën shumë të ngjeshur dhe e kishte të pamundur t’i përgjigjej pyetjeve atë ditë.

Më pas, Edi Rama reagoi vetë në rrjetet dhe deklaroi se do t’i reufoznte çdo interpelancë Gazment Bardhi, derisa SPAK të shprehej për akuzat për vëllain e tij, Olsi Rama, në lidhje me pretendimet se ka qenë i lidhur me grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Tags: Becchettigjobe

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.