Real Madridi ka nisur punën për transferimin e Rodrit gjatë kësaj vere, pas paraqitjeve të shkëlqyera të mesfushorit me Spanjën në Kupën e Botës 2026.
Sipas gazetarit David Ornstein, palët nuk kanë hapur ende negociata zyrtare, por madrilenët po përgatisin terrenin për të afruar kapitenin e Spanjës në La Liga.
Rodri ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të kombëtares spanjolle dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, duke fituar “Topin e Artë” të Botërorit.
Manchester City, nga ana tjetër, vazhdon të shpresojë se mesfushori do të qëndrojë në Angli dhe do të jetë pjesë e projektit të ri të skuadrës.
Gjendja fizike e lojtarit mbetet një element për t’u vlerësuar, pasi pas Botërorit ai është sërish jashtë fushave. Megjithatë, interesi i Real Madridit është konkret dhe mund të hapë rrugën për një nga transferimet më të mëdha të verës.











