• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

22 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithëse ka burime të mjaftueshme ujore për të përmbushur nevojat e popullsisë, Ujësjellësi i Kamzës arrin të furnizojë qytetarët me ujë vetëm 4 orë në ditë, shumë më poshtë nivelit të pranueshëm prej 18 orësh të përcaktuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemi nuk qëndron te mungesa e burimeve, por te humbjet e mëdha në rrjet, lidhjet e paligjshme, mungesa e matjes së plotë dhe problemet në administrimin e sistemit të furnizimit.

Sipas auditimit, shoqëria disponon dy burime ujore dhe një pjesë të ujit e blen nga Ujësjellësi i Tiranës. Kapaciteti vjetor i burimeve për vitin 2024 raportohet në 13.82 milionë metra kub, ndërsa sasia e ujit të futur në sistem ishte rreth 11 milionë metra kub. Pavarësisht këtij kapaciteti, furnizimi vazhdon të mbetet i kufizuar në kohë.

Lexo edhe:

Të dënuar nga Italia për vjedhje, torturë dhe kërcënim të policëve, vihen në pranga dy shqiptarët e shumëkërkuar! Njëri në Shkodër, tjetri në Vorë (EMRAT)

“Çfarë je ti, protestues?”, Rama përplaset me gazetarin në Qafë Thanë pas pyetjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Treguesi prej 4 orësh furnizim në ditë është i njëjtë për vitet 2023 dhe 2024, sipas të dhënave të performancës të publikuara nga ERRU dhe të përfshira në raportin e KLSH-së. Kundrejt nivelit referues prej 18 orësh në ditë, qytetarët marrin shërbimin për 14 orë më pak.

Problematika prek një zonë me popullsi të konsiderueshme. Sipas të dhënave për vitin 2024, nga 150,101 banorë të regjistruar në zonën e shërbimit, 111,292 banorë furnizoheshin nga ujësjellësi, ose 74.14% e popullsisë.

Raporti konstaton se mbulimi për fundin e vitit 2025 ishte në nivelin rreth 83%, me 33,951 lidhje të regjistruara.

Mbi 6.4 milionë metra kub ujë pa faturim në vitin 2025

Sipas raportit, një nga problemet kryesore që pengon përmirësimin e shërbimit është niveli i lartë i ujit pa të ardhura, i cili përfshin jo vetëm humbjet fizike në rrjet, por edhe konsumin e pafaturuar dhe lidhjet e paligjshme.

Në vitin 2023, Ujësjellësi i Kamzës prodhoi dhe bleu rreth 11.74 milionë metra kub ujë, nga të cilat vetëm 3.35 milionë metra kub u faturuan. Sipas tabelës së auditimit, uji pa të ardhura përbënte 71% të sasisë totale.

Në vitin 2024, sasia e ujit të prodhuar dhe të blerë ishte 11 milionë metra kub, ndërsa u faturuan 3.62 milionë metra kub, duke e ulur nivelin e ujit pa të ardhura në 67%.

Përmirësimi vijoi edhe në vitin 2025, kur nga 10.23 milionë metra kub ujë të prodhuar dhe të blerë, u faturuan vetëm 3.77 milionë metra kub. Diferenca arrin në rreth 6.45 milionë metra kub ujë të pafaturuar, ndërsa niveli i ujit pa të ardhura ishte 63%, sipas tabelës së detajuar të KLSH-së.

Kështu, gjatë periudhës 2023–2025, niveli i ujit pa të ardhura u ul me 8 pikë përqindjeje, por mbetet më shumë se dyfishi i nivelit të pranueshëm prej 30%, të cituar nga KLSH sipas standardit të ERRU-së.

Raporti thotë se humbjet e larta lidhen kryesisht me amortizimin e rrjetit të shpërndarjes, rrjedhjet në depot e ujit dhe linjat e transmetimit, si dhe me lidhjet e paligjshme, veçanërisht në zonat informale ku rrjeti është më i vështirë për t’u kontrolluar.

Problemi rëndohet edhe nga mungesa e një përllogaritjeje të saktë të humbjeve sipas burimit të tyre. KLSH konstaton se ujësjellësi nuk ka përcaktuar se sa ujë humbet konkretisht nga lidhjet e paligjshme dhe sa nga dëmtimet fizike të rrjetit. Për pasojë, një pjesë e humbjeve teknike dhe ekonomike llogariten me vlerësim, pa një ndarje të dokumentuar.

Mijëra lidhje të reja, por matja e konsumit mbetet problem

Gjatë periudhës së auditimit, numri i kontratave të ujësjellësit ka ardhur në rritje, nga 28,210 në vitin 2023, në 30,026 në vitin 2024 dhe 33,951 në vitin 2025.

Paralelisht është rritur edhe numri i lidhjeve të pajisura me matës, nga 22,429 në vitin 2023, në 25,609 në vitin 2024 dhe 28,874 në vitin 2025.

Në të njëjtën kohë, numri i lidhjeve që faturohen afrofe, pa matje të konsumit real, ka rënë nga 1,595 në vitin 2023, në 1,499 në vitin 2024 dhe 923 në vitin 2025.

Megjithatë, KLSH konstaton se mungesa e matësve në të gjithë rrjetin vazhdon të krijojë probleme në administrimin e konsumit dhe faturimin e saktë të ujit.

Sipas auditimit, Ujësjellësi i Kamzës nuk ka kryer një verifikim të plotë të familjeve dhe bizneseve që konsumojnë ujë, duke krahasuar regjistrin e abonentëve me të dhënat e gjendjes civile, operatorit të shpërndarjes së energjisë dhe administratës tatimore.

Mungesa e këtyre kontrolleve kufizon identifikimin e konsumatorëve që mund të furnizohen me ujë pa kontratë dhe pa u faturuar./ekofin.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Të dënuar nga Italia për vjedhje, torturë dhe kërcënim të policëve, vihen në pranga dy shqiptarët e shumëkërkuar! Njëri në Shkodër, tjetri në Vorë (EMRAT)

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Çfarë je ti, protestues?”, Rama përplaset me gazetarin në Qafë Thanë pas pyetjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

22 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

22 Nëntor, 2026

Liverpool–Manchester United, publikohen formacionet: Pochettino debuton në “Anfield”

22 Nëntor, 2026

Barcelona përmbys Villarrealin dhe ruan kreun e La Ligës

22 Nëntor, 2026
Screenshot

Mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë dobësimin, edhe kur ushqeheni shëndetshëm

22 Nëntor, 2026

Të dënuar nga Italia për vjedhje, torturë dhe kërcënim të policëve, vihen në pranga dy shqiptarët e shumëkërkuar! Njëri në Shkodër, tjetri në Vorë (EMRAT)

22 Nëntor, 2026
Screenshot

63 vite nga vrasja e John F. Kennedy-t, atentati që tronditi Amerikën dhe teoritë që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje

22 Nëntor, 2026

“Çfarë je ti, protestues?”, Rama përplaset me gazetarin në Qafë Thanë pas pyetjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

22 Nëntor, 2026
Screenshot

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

22 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.