• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 8 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026
tek Kryesore, Politikë, Shqipëri
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga 35-vjetori i Partisë Socialiste në Elbasan, u ndal tek protestat radhazi që janë mbajtur në kryeqytet prej disa ditësh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama mbrojti projektet e mëdha turistike dhe investimet e huaja, duke argumentuar se ato sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave për komunitetet lokale.

Ai mori si shembull transformimin e Tivatit në Mal të Zi pas investimit në Porto Montenegro, ndërsa kritikoi kundërshtimet ndaj projekteve të ngjashme në Shqipëri, duke i cilësuar si pengesë për shfrytëzimin e mundësive zhvillimore të vendit. 

Lexo edhe:

Zyrtare, Taulant Seferi ndryshon skuadër por vazhdon karrierën në Turqi

Memaliaj në protestë kundër shkrirjes së bashkisë: Po na largoni shërbimet

Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të humbasë investime strategjike që mund të ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe turizmit.

“Mali i Zi nuk do të ishte ky që është sot nëse projekti që hapi rrugën e transformimit të Malit të Zi do të ishte bërë këtu. Nëse ai projekt do të ishte bërë këtu, ai sipërmarrësi i madh kanadez, që i mbyllën derën këtu e iku në Mal të Zi, sot nuk do të ishim këta që jemi, por do të kishim vendin e parë edhe për paga, pensione e të ardhura të tjera, vetëm falë asaj pjese industrie të turizmit, turizmit të luksit.

Ata që thonë që nuk na duhet turizmi i luksit se nuk kemi lekë të futemi në ato resorte, nuk e dinë që në fakt ato resorte e hotele janë motorë të ekonomisë së tyre, të vendit që i ka, të njerëzve që jetojnë në atë vend. Ato resorte e hotele nuk janë të shkëputura nga realiteti i vendit. Ata që vijnë aty kanë nevojë për vendin, shërbimet që ka vendi, ata janë arsyeja pse fermerët mund të prodhojnë më shumë e të shesin më mirë. Pse peshkatarët mund të shesin më mirë, pse dyqanet, taksitë, furgonët mund të kenë shumë më tepër punë dhe të ardhura. Ato resorte e hotele janë arsyeja pse shteti merr më shumë taksa.

Ai Porto Montenegro, ndërkohë që sipërmarrësi që e inicioi donte ta ndërtonte në Durrës, e vendosi në një zonë më të prapambetur të Malit të Zi, me të ardhura shumë të ulëta, rininë që ikte se s’kishte ç’të bënte atje. Sot Tivati pret 5 milionë turistë në vit për shkak të atij porti, hoteleve dhe asaj që sjell më pas. Sot shërbimet në Tivat i bëjnë njerëzit e atij vendi. Për të gjithë të rinjtë e të rejat e Malit të Zi ka një vend pune cilësor, ka një vend pune që nuk ka asnjë arsye për ta lënë e për të kërkuar jashtë vendit.

Ça jemi ne? Jemi budallenj që të tjerët i marrin mundësitë që ne i lëmë të rrëshkasin? Gjithë transformimin që kemi bërë, por është një vend që përmendet nga e gjithë bota, që përmendet si vend turistik, është një vend ku vitin e shkuar erdhën 12 milionë turistë, në një pozicion kaq strategjik. Fakti që Shqipëria është një vend tolerant, një vend ku askujt nuk i thua “plaç”, prandaj investitorët janë të interesuar.

Projekti të cilit po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde, është një investim prej 4 miliardë eurosh, më i madhi në Europë prej shumë e shumë vitesh dhe ne ta bëjmë si lopa, kur thotë populli, që e mbush kovën dhe pastaj i bie me shkelm, duke i treguar botës një pamje krejt të ndryshme nga ajo që jemi, ta bëjmë si lopa duke shpërndarë për të gjitha ato kanale të llumit të rrjeteve sociale lloj-lloj mesazhesh të gabuara? Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut!“, tha ai.

Lidhur me protestat që po mbahen në kryeqytet, Rama i cilësoi si “të gabuara dhe manipuluese” të disa individëve që paraqiten si mbrojtës të mjedisit, por sipas tij përhapin ide që bien ndesh me interesat e vendit.

“Si mund ne të katandisemi e të bëhemi pre e ca injorantëve që shkojnë me demek për të mbrojtur mjedisin dhe flasin për Shqipërinë e shqiptarëve e për të huajt që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria, dhe flasin për pronat e pronarëve që duhen konfiskuar, e për pronat e shtetit, që unë nuk e di çfarë duhet bërë. Çfarë është kjo? Ky është një budallallëk i madh dhe në këto momente, pikërisht në këto momente, kur Shqipëria është duke u përballur me sfidën më të madhe të vetes historike dhe kur kombi shqiptar është përballë realizimit të një momenti po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë axhenda dhe lëvizje dhe marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar në sensin e historisë.

Unë nuk diskutoj këtu kanë të drejtë apo s’kanë të drejtë. Nuk është ky thelbi i çështjes, gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Por nëse ti je i shqetësuar për flamingot, natyrën, për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, por të ndihmojë Shqipërinë, ti je i pari që je i shqetësuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që duhet t’u bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve“, tha ai.

Një nga kërkesat e qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Rama. Ai ngriti pyetjen se kush do ta përfaqësonte vendin në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së këtij procesi sipas tij historik.

Në vijim, ai paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së “teorive të tradhtarëve”, duke i konsideruar ato të dëmshme për shoqërinë dhe kujtoi se historia ka treguar se shoqëritë dëmtohen kur shumica ndjek ide të gabuara, edhe nëse ato nuk nisen domosdoshmërisht nga qëllime të këqija.

“Dorëheqje? Cilën dorëheqje, nga çfarë? Dorëheqje nga misioni i PS-së për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do të shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje? Kush do të ulet atje për të negociuar me BE-në? Kush do t’i dalë për zot Shqipërisë? Ata që kujtojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je sexy e do të vijnë të tjerët nga pas?

Ne, ndërkohë që ka dalë edhe teoria e tradhtarëve, këto janë marrëzira të cilat vendet i kanë paguar shumë shtrenjtë. Po nuk shkoj deri te Gjermania se do më thonë pse i ngatërron këta? Nuk i ngatërroj me nazistët. Nazizmi triumfoi jo se ishin disa njerëz të këqij që morën përsipër ta çonin Gjermaninë në atë rrugë, por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqijve“, tha ai.

Nga Kategoria

Kryesore

Zyrtare, Taulant Seferi ndryshon skuadër por vazhdon karrierën në Turqi

7 Gusht, 2026
Aktualitet

Memaliaj në protestë kundër shkrirjes së bashkisë: Po na largoni shërbimet

7 Gusht, 2026
Aktualitet

U kapën me armë në Sarandë, jepet masa e sigurisë për 5 të rinjtë

7 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyrtare, Taulant Seferi ndryshon skuadër por vazhdon karrierën në Turqi

7 Gusht, 2026

Dhjetëra sulme ruse në rajonin Dnipropetrovsk, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

7 Gusht, 2026

Miami favorit për Superkupën e Spanjës 2027, në garë edhe Katari dhe Stambolli

7 Gusht, 2026

Lautaro dhe Zanetti kontaktojnë Romeron për ta bindur të zgjedhë Interin

7 Gusht, 2026

Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi, disiplinë e fortë në Valdebebas

7 Gusht, 2026

SHBA do t’i paguajë kompanisë gjermane 1.2 miliardë dollarë për të shmangur ndërtimin e një parku eolik në det

7 Gusht, 2026

Gjykata e apelit e shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë

7 Gusht, 2026

Shpërthimi i Etnës mbyll aeroportin e Katanias, pezullohen fluturimet

7 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.