• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama-PD, betejë në rrjetet sociale për territorialen

2 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Debati për reformën e re administrativo-territoriale ka sjellë përplasje të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa qeveria këmbëngul se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik dhe se çdo institucion apo qytetar ka mundësi të shprehë qëndrimin e tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave dhe kundërshtimeve të shfaqura në disa bashki të vendit kundër projektit për hartën e re territoriale, duke i cilësuar ato si pjesë normale të një procesi demokratik.

Përmes një reagimi në media sociale, Rama tha se drafti është ende në fazën ligjore të konsultimit publik, e cila zgjat 60 ditë dhe u jep mundësi qytetarëve, kryetarëve të bashkive dhe këshillave vendorë të paraqesin vërejtjet dhe propozimet e tyre.

Lexo edhe:

Aksident fatal në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

Sipas kryeministrit, kundërshtimet janë të mirëpritura për sa kohë shprehen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin publik. Ai theksoi se drejtuesit vendorë kanë të drejtë dhe detyrim ligjor të japin opinionet e tyre për reformën.

“Dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht: gjithkush të shprehet lirisht për propozimin”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë argumentet që lidhen me identitetin historik të zonave, duke theksuar se ndryshimet territoriale duhet të bazohen në analiza funksionale dhe jo në elementë emocionalë apo historikë.

Bardhi: Konsultimi është formal, vendimi duhet të kalojë në referendum

Ndryshe mendon opozita. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Rama se procesi i konsultimit është vetëm një procedurë formale për një vendim të paracaktuar.

Sipas Bardhit, kundërshtimet nga disa socialistë dhe përfaqësues të pushtetit vendor nuk lidhen me çështje simbolike, por me shqetësime për përfaqësimin, vendimmarrjen dhe shërbimet që do të marrin qytetarët pas ndryshimeve territoriale.

“Socialistët u bënë flamingo, sepse refuzojnë të bëhen sërish kavje për vendimet e kryetarit dhe kryeministrit të tyre”, u shpreh Bardhi, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të debatit nga qeveria.

Deputeti demokrat deklaroi se një reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi interesa elektorale. Ai i kërkoi Ramës që vendimi për hartën e re të mos merret vetëm përmes votës në Kuvend, por t’u nënshtrohet qytetarëve përmes një referendumi.

Boçi: Konsultimi me qytetarët është detyrim kushtetues

Edhe bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit, duke deklaruar se qeveria po përpiqet të paraqesë si normalitet demokratik atë që opozita e cilëson si pakënaqësi të gjerë.

Boçi tha se kundërshtimet kanë mbërritur edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe se procesi duhet të shoqërohet me konsultim real me komunitetet që preken nga ndryshimet.

Sipas tij, konsultimi me qytetarët nuk mund të zëvendësohet me dëgjesa formale apo reagime në rrjetet sociale, pasi përbën një detyrim kushtetues.

“Ky është një detyrim absolut kushtetues dhe nuk zëvendësohet dot me postime në Facebook, X, konferenca shtypi apo dëgjesa formale”, ka deklaruar Boçi.

Debati për reformën e re territoriale pritet të vijojë gjatë periudhës së konsultimeve 60-ditore, përpara se projektligji të kalojë për shqyrtim dhe votim në Kuvend. Ndërsa mazhoranca e sheh procesin si një rishikim të nevojshëm administrativ, opozita kërkon një përfshirje më të gjerë të qytetarëve dhe vendimmarrje përmes referendumit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

8 Nëntor, 2026
Kryesore

U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

8 Nëntor, 2026
Screenshot
Aktualitet

Policia “këput” financiarisht 17-vjeçarin jetim që protestoi: Duhet të paguaj 5 milion lekë për 10 ditë

8 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Fermín përmbys Atleticon, Barcelona fiton në Madrid dhe ruan kreun

8 Nëntor, 2026

Aksident fatal në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

8 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

8 Nëntor, 2026
Screenshot

Policia “këput” financiarisht 17-vjeçarin jetim që protestoi: Duhet të paguaj 5 milion lekë për 10 ditë

8 Nëntor, 2026

“Bizneset në Korçë po mbyllen përditë,” gazetari: Njerzit në Kostur për naftë e ushqime

8 Nëntor, 2026

Aksident në Fier, motoristi i dehur përplaset me makinën e qumështit

8 Nëntor, 2026

Inter jep sinjal force, mposht Comon dhe afrohet vetëm një pikë nga Lazio

8 Nëntor, 2026
Screenshot

Hati banore e Big Brother VIP? Influencerja i jep fund aludimeve, zbulohet e vërteta

8 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.