• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

“Pse nuk shkova në ceremoninë e betimit”, Vjosa Osmani garanton: Kosova ka mbështetjen e plotë të Trump

21 Janar, 2025
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e drejtuar nga presidenti i sapobetuar, Donald Trump. Këtë e konfirmon presidentja Vjosa Osmani, duke u bazuar në bisedat personale që ka zhvilluar me kreun e Shtëpisë së Bardhë, por edhe me përfaqësues të Partisë Republikane.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Unë kam pasur mundësinë që të uroj personalisht presidentin Trump gjatë vizitës në Paris. Jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë, dhe rreziqet që i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë e më gjerë.

Jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin. Njëkohësisht ka më shumë se një vit që unë kam vazhduar takime të shumta me përfaqësues të Partisë Republikane, shumë prej kontakteve që i kam edhe më herët dhe tani, që janë vendosur tani për herë të parë. Bazuar në të gjitha këto kontakte e them me besim të plotë se Kosova ka mbështetje të fuqishme në këtë administratë dhe në përgjithësi në Partinë Republikane”, tha Osmani.

Lexo edhe:

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

Presidentja u pyet nga gazetarët nëse ka patur një ftesë dhe sqaroi në detaje pse nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

“Në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe anëtarë të Senatit. Meqenëse shumica dërrmuese e shteteve, sa i përket liderëve shtetërorë po flas, janë përfaqësuar nga ambasadorët. Të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion presidencial të udhëhequr nga shefja e stafit dhe këshilltarja për politikë ta jashtme të cilat shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese. Shumë prej të cilave akoma po vazhdojnë, përfshirë takimet e ekipit që unë kam deleguar. Sapo të përfundojnë takimet e tyre dhe vizitat e tyre ne do të lëshojmë një komunikatë ku do të informojmë publikun për të gjitha këto takime”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kohët e fundit janë përballur me mospajtime posaçërisht rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë.

Mandati i parë i Presidentit Trump u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Kurti tha në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Tags: Donald trumpkosoveshbavjosa osmani

Nga Kategoria

Aktualitet

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

23 Prill, 2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

23 Prill, 2026
Aktualitet

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi, trupi i viktimës sillet në atdhe (EMRI)

23 Prill, 2026

Ish-drejtori i Burgjeve Klevis Qose, emërohet në krye të AMP-së!

23 Prill, 2026

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

23 Prill, 2026

“Ne fshatarëve s’na vjen radha”, Korreshi kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Situata në spitalin e Lushnjes nuk pret

23 Prill, 2026

“Mos e trajtoni Shqipërinë si armik”, Balla-opozitës: Bëni punën tuaj dhe mbështesni aspiratën për në BE

23 Prill, 2026

Opozita kërkon interpelancë për fondet e IPARD, Peleshi: Anulohet, është çështje në hetim

23 Prill, 2026

Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë, policia del me njoftimin zyrtar

23 Prill, 2026

Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas përfundimit të luftës në Iran

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.