• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, Parlamenti nuk e miraton! Kaos në Korenë e Jugut! Reagon edhe SHBA

3 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të martën vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në një fjalim të befasishëm televiziv para kombit natën vonë, duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë vendas dhe duke tronditur vendin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti Yoon tha se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Parlamenti i Koresë së Jugut, me 190 nga 300 ligjvënës të pranishëm, miratoi një mocion të martën, duke kërkuar që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol të hiqet.

Lexo edhe:

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

Udhëheqësi opozitar Lee Jae-Myung tha se të gjithë ata që po vepronin nën urdhrat e Presidentit Yoon po shkelnin ligjin, meqë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e pavlefshme.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Zoti Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i zotit Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të veprojë shpejt për të mbrojtur demokracinë tonë nga rrënimi”, shkruante ai në një postim.

“I kërkoj popullit të bashkojë forcat për të mbrojtur dhe shpëtuar demokracinë dhe për të ndihmuar Kuvendin Kombëtar të funksionojë normalisht”.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër Phenianit. Një zëdhënës i komandës ushtarake amerikane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Pak pas fjalimit të Presidentit Yoon, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, disa prej tyre duke brohoritur: “Tërhiqeni shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!”/VOA

Tags: gjendje e jashtezakonshmekaoskore e jugut

Nga Kategoria

Lajme

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026
Bota

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026
Aktualitet

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.