Plagosje me armë zjarri pranë Zogut të Zi në Tiranë, qëllohet në këmbë një shqiptar i Kosovës.
Burime bëjmë me dije se ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa deri më tani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.











