• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Lidershipi ka uzurpuar partinë! Berisha nuk e sjell dot në pushtet, është barrë për opozitën!

10 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë për të treguar se në të vërtetë ka garë në PD. I entuziazmuar nga numrat, Salianji u shpreh gjatë fjalimit se takimi i radhës do të ishte në stadium dhe se shumë shpejt i pret Tirana.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pikërisht në kryeqytet, Sali Berisha ka mbajtur një sërë protestash gjithnjë e më të reduktuar në numra, një kontrast krahasuar me Salianjin që vetëm në foltore ka arritur të ketë mbështetje më të lartë.

“Kjo në fakt është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet kujtdo nëpër studio e media që pyet nuk ka garë, gara është nëpër sheshe! PD nuk uzurpohet, nuk ecet dot mbrapsht!”, tha ai në nisje të fjalimit.

Lexo edhe:

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

Si rrugë ndryshimi, Salianji sheh rikthimin te vlerat e PD.

“Pavarësisht humbjeve, dështimeve, standardit mizerabël sesi është administruar në 13 vite PD, është e vetmja parti që mund të bëjë ndryshimin. Por për ta bërë këtë, ajo duhet të ndryshojë dhe të rikthehet në vlerat themeluese”, tha ai.

Duke iu adresuar pyetjeve se nuk ka tregues më të mirë të mbështetjes sesa të qenët më i votuari në disa prej qarqeve kryesore, Salianji tha se në PD figurat nuk janë ato të lidershipit uzurpues. Ai reagoi edhe për sulmet e Berishës kundrejt ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se ky është qëndrimi i një njeriu që mban peng PD.

“Figura janë ata që zgjedhin demokratët, jo një lidership që për interesa personale ka uzurpuar PD. Nuk mund të jetë Shqipëria dhe PD një frëngji ku gjuhen ambasadorët, siç ndodhi sepse qëndrimi nuk ishte i PD, por i një njeriu që e ka uzurpuar dhe po e mban peng PD. Nuk fitohet duke sharë dhe mallkuar cilindo, mediat, shqiptarët, demokratët, por duke bashkëpunuar dhe ndërtuar partneritet. Vetëm me këtë kapërcim, PD mund të hapet dhe të fitojë”, tha Salianji.

Më tej, ai e bëri përgjegjës Berishën për qëndrimin e gjatë të PD në opozitë.

“Sali Berisha nuk mund ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet as sot, as nesër dhe as kurrë! Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë. Ai sot është i izoluar ndërkombëtarisht dhe qëndrimi i tij në krye të PD ndihmon duke mbajtur në pushtet Edi Ramën. Sali Berisha është barrë për opozitën dhe duhet t’i hapë krahun një brezi tjetër”, tha Salianji.

Ndërsa e quajti “dinozaur të politikës”, Salianji tha se Berisha është e shkuara. Për sa kohë ai s’arrin dot as ta mundë Salianjin, përpara Ramës është i pashpresë.

“Pas 36 vitesh në krye, ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë sot për gjendjen ku ndodhet PD. Ai përfaqëson të shkuarën. Kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke pasur listën, mediat, regjimin, si do ta mundë Ramën? Se si të mos mjaftonin të gjitha këto, ai po përjashton gjithë kundërshtarët, zërat ndryshe. Kjo është rruga që do ta shuajë PD. PD nuk e meriton, demokratët dhe as Shqipëria, zgjidhja është e qartë: të hapim partinë, të lejojmë garën, fraksionet, të respektojmë fraksionet”, u shpreh Salianji.

Nga Kategoria

Kryesore

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot
Kryesore

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

25 Gusht, 2026

Kontrolle në burgje, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313

25 Gusht, 2026

Zgjedhjet lokale/ Alimehmeti apo një kandidat i pavarur për Tiranën? Ja si përgjigjet Berisha

25 Gusht, 2026

Ethet e Nilit në Shqipëri, epidemiologia e ISHP: Personi i infektuar dyshohet se është pickuar nga mushkonja! Ja zonat me risk më të lartë

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.