• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e sotme e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme, përpara ambienteve të Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa në orën 10:00 nisi edhe seanca plenare, protestuesit të pajisur me vezë kanë hedhur vezë drejt deputetëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Lexo edhe:

“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për dosjet “339” dhe “Volvo 4”

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe PD e cila ka dënuar bilancin alarmant të dhunës policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu:

Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve.

Bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues: 4 janë trajtuar në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës ka marrë trajtim 1 protestues.

Përtej këtij bilanci, gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve.

Këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar.

Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre.

Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste.

Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate.

E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

15 Shtator, 2026
Aktualitet

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15 Shtator, 2026
Aktualitet

Korrupsion në radhët e Policisë, arrestohet efektivi, procedohen dy të tjerë

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Carlos Espí shpëton Real Madridin në fund, “Los Blancos” fitojnë 3-2 ndaj Elches

15 Shtator, 2026

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj energjisë, pavarësisht marrëveshjes së Trump

15 Shtator, 2026

Ekonomia ruse po dobësohet, por qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin para zgjedhjeve

15 Shtator, 2026

OBT ngre alarmin: Sistemi global i tregtisë ndodhet në një pikë kritike

15 Shtator, 2026

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

15 Shtator, 2026

Nga chatbot-et që “halucinojnë” te frika se AI mund të dalë jashtë kontrollit: pse industria po përballet me krizën e saj më të madhe

15 Shtator, 2026

Fermerët bllokojnë rrugët në Holandë, ndërpritet edhe trafiku hekurudhor

15 Shtator, 2026

Sekuestrohen 20 kg drogë në Austri, dy të arrestuar, mes tyre një shqiptar

15 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.