Edhe sot më 3 nëntor, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e dialogut për studentët dhe pedagogët.
Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme, kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë dhe mbi të letrat, me mbishkrimin “dialog”.
Kryeministri ka shprehur gatishmërinë e tij për të shqyrtuar problematikat e studentëve, si dhe protestuesve.
Qeveria ka marrë dhe masa për të ndaluar dhunën në protesta, përmes masave që synojnë gjoba dhe dënime për protestuesit e dhunshëm.
Po ashtu, Rama ka prezantuar edhe risi në platformën e-Albania, duke deklaruar se 19 shërbime ofrohen tani më lehtë.











