Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, është larguar nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës, Elton Caslli.
Mësohet se Elton Caslli ka dhënë dorëheqjen pas fillimit të procedurës për marrjen e masave administrative nga IKMT qendrore, si shkak i mosushtrimit të detyrave funksionale me pasoja në territor.
Gjithashtu, mësohet se është inicuar procedura disiplinore edhe për Përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës Xhovalin Hoxhaj.











