Edi Rama do të mbledhë të shtunën, 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, një javë pas takimit të zhvilluar me Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit.
Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”.
Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet lokale të 9 majit, ku vëmendja kryesore do të përqendrohet te gara për kryeqytetin.
Javën e kaluar Rama mblodhi Asamblenë, ku fokusi ishte te zgjedhjet, ndërsa nuk munguan as kritikat dhe ndëshkimet për rebelët. Takimi në Lalëz u shënua nga përplasjet mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, pasi kreu i socialistëve kërkoi përjashtimin e saj dhe të avokatit Plarent Ndrecës nga forumet e Partisë Socialiste.
Kërkesa për përjashtimin e tyre nga partia nuk u hodh në votim, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese, por do të mbeten anëtarë të partisë.











