Deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti shqetësimet me të cilat përballen pacientët në spitalin e Lushnjes.
Në interpelancë me ministren Evis Salia, Korreshi e nisi fjalën e tij me ironi, duke pyetur ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa tregoi mëngjesin që u serviret pacientëve në spitalin e Lushnjës.
“Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.
Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës të rrinë në qenefhane. E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje. Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë. Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”,tha nder te tjera Korreshi.











