• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Operacioni kundër Iranit/ CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen

1 Mars, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pak përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisnin sulmin ndaj Iranit, mediat amerikane raportojnë për një lëvizje të CIA-s që u përqendrua në vendndodhjen e ndoshta objektivin më të rëndësishëm: Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

NYTimes zbulon se CIA e kishte ndjekur Ajatollah Khamenein prej muajsh, duke fituar gjithnjë e më shumë siguri mbi vendndodhjet dhe modelet e lëvizjes së tij. Më pas, agjencia mësoi se do të zhvillohej një takim i zyrtarëve të lartë iranianë të shtunën në mëngjes, në një kompleks në zemër të Teheranit. Më e rëndësishmja; CIA mësoi se udhëheqësi suprem do të ishte i pranishëm në atë vend.

Pas këtij informacioni, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vendosën ta ndryshojnë kohën e sulmit, pjesërisht për të përfituar nga informacioni i ri i inteligjencës.

Lexo edhe:

Mbi 2 200 viktima nga tërmeti në Venezuelë, shpallen 7 ditë zie kombëtare

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Ky informacion krijoi një dritare mundësie për të dy vendet për të arritur një fitore të shpejtë: eliminimin e zyrtarëve të lartë iranianë dhe vrasjen e Ajatollah Khameneit.

Eliminimi jashtëzakonisht i shpejtë i udhëheqësit suprem të Iranit pasqyroi koordinimin e ngushtë dhe shkëmbimin e inteligjencës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në prag të sulmit, si edhe thellësinë e informacionit që të dy vendet kishin siguruar mbi udhëheqjen iraniane, veçanërisht pas luftës 12-ditore të vitit të kaluar.

Operacioni tregoi gjithashtu dështimin e udhëheqësve iranianë për të marrë masa të mjaftueshme paraprake për të shmangur ekspozimin e tyre në një moment kur si Izraeli ashtu edhe SHBA kishin dhënë sinjale të qarta se po përgatiteshin për luftë.

CIA ia kaloi Izraelit informacionin e saj të inteligjencës, i cili ofronte “besueshmëri të lartë” mbi pozicionin e Ajatollah Khameneit, sipas disa personave të informuar mbi këtë çështje.

Ata dhe të tjerë që ndanë detaje rreth operacionit folën në kushtet e anonimitetit mbi të dhënat dhe planifikimin ushtarak sekret.

Izraeli, duke përdorur inteligjencën amerikane dhe të vetën, do të zbatonte një operacion që e kishte planifikuar prej muajsh: vrasjen e synuar të udhëheqësve të lartë të Iranit.

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit fillimisht kishin planifikuar të nisnin sulmin natën duke shfrytëzuar errësirën, por më pas morën vendim për të ndryshuar kohën duke përfituar nga informacioni mbi mbledhjen në kompleksin qeveritar në Teheran të shtunën në mëngjes.

Drejtuesit e shtetit iranian kishin planifikuar të mblidheshin aty ku ndodhen zyrat e presidencës iraniane, të udhëheqësit suprem dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Izraeli kishte përcaktuar se në mbledhje do të merrnin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes iraniane, përfshirë Mohammad Pakpour, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike; Aziz Nasirzadeh, ministër i Mbrojtjes; Admirali Ali Shamkhani, kreu i Këshillit Ushtarak; Seyyed Majid Mousavi, komandant i Forcës Ajrore Hapësinore të Gardës Revolucionare; Mohammad Shirazi, zëvendësministër i Inteligjencës; si edhe të tjerë.

Operacioni nisi rreth orës 6 të mëngjesit në Izrael, kur avionët luftarakë u ngritën nga bazat e tyre. Sulmi kërkoi relativisht pak avionë, por ata ishin të armatosur me municione me rreze të gjatë dhe me saktësi të lartë.

Dy orë e pesë minuta pasi avionët u ngritën, rreth orës 9:40 sipas kohës së Teheranit, raketat me rreze të gjatë goditën kompleksin. Në momentin e goditjes, zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare iraniane ndodheshin në një ndërtesë të kompleksit. Khamenei ndodhej në një ndërtesë tjetër aty pranë.

“Sulmi i kësaj mëngjesi u krye njëkohësisht në disa vendndodhje në Teheran, në njërën prej të cilave ishin mbledhur figura të larta të elitës politike dhe të sigurisë së Iranit”, shkroi një zyrtar i mbrojtjes izraelite në një mesazh të shqyrtuar nga The New York Times.

Zyrtari tha se, pavarësisht përgatitjeve iraniane për luftë, Izraeli arriti të të zbatonte një “befasi taktike” me sulmin ndaj kompleksit.

Nga Kategoria

Bota

Mbi 2 200 viktima nga tërmeti në Venezuelë, shpallen 7 ditë zie kombëtare

2 Korrik, 2026
Bota

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

1 Korrik, 2026
Bota

Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari

1 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dhuna ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve! Në kërkim një tjetër person (EMRI)

2 Korrik, 2026

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim të nismave dhe shmangie të llogaridhënies

2 Korrik, 2026

PD braktis Parlamentin: Nuk vijmë derisa të diskutohen kërkesat e protestuesve

2 Korrik, 2026

Protestuesit shkulin gardhin te parlamenti, policia i përgjigjet me spraj lotsjellës

2 Korrik, 2026

Mbi 2 200 viktima nga tërmeti në Venezuelë, shpallen 7 ditë zie kombëtare

2 Korrik, 2026

Tensionet para Kuvendit/ Mbërrin ambulanca, dyshohet se është gjakosur një protestues

2 Korrik, 2026

Përfundon numërimi, zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD! Për herë të parë futet Alimehmeti e Qosja, s’ia dalin Ndoja e Paloka (LISTA)

2 Korrik, 2026

Ligjvënësit u goditën me vezë para Kuvendit, Rama: Korbat dhe sorrat, presion fizik ndaj deputetëve. Flamingot janë paqësorë

2 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.