Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 ndaj Belgjikës në Bruksel dhe i ka thënë lamtumirë çerekfinaleve të Nations League.
Azzurrët e nisën mirë takimin dhe kaluan të parët në avantazh me Pio Esposito, i cili shfrytëzoi krosimin e Kayodes për të realizuar golin e tij të dhjetë me Kombëtaren.
Por reagimi i Belgjikës ishte brutal.
De Cuyper barazoi, Ngoy përmbysi rezultatin dhe Doku realizoi golin e tretë, me vendasit që goditën tri herë brenda vetëm 11 minutash dhe morën kontrollin e plotë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Belgjika vazhdoi të dominojë dhe Moreira vulosi rezultatin 4-1 pas një tjetër aksioni të nisur nga De Bruyne dhe Doku.
Italia pati mundësinë të ngushtonte diferencën në fund, por Pio Esposito gaboi nga pika e bardhë, me Lammens që priti penalltinë.
Belgjika siguron kështu vendin e dytë në grup pas Francës dhe kualifikohet në çerekfinale, ndërsa Italia e mbyll grupin në vendin e tretë dhe mbetet jashtë fazës tjetër.
Një goditje e fortë për Azzurrët, vetëm pak ditë pas fitores së madhe ndaj Francës.











