• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacioni i SPAK kundër Call Center-ave mashtrues, kush janë 6 të arrestuarit (EMRAT)

18 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin e fundjavës, ku u godit një grup kriminal në fushën e mashtrimit të qytetarëve italian dhe europian, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aktivitetin mashtrues, e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa 6 të arrestuait janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi.

Hetimet nisën pasi nga emisioni investigativ italian “Le Iene” u dorëzuan materiale, mes të cilave pamje filmike.

Lexo edhe:

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

Në njoftimin e SPAK thuhet se hetimi nisi pas paraqitjes së provave nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët infiltruan një punonjës në call center dhe dorëzuan materialet dhe provat përkatëse te agjentët e BKH.

Sipas SPAK, Qendra e Thirrjeve monitorohej jo vetëm përmes sistemeve të sigurisë, por edhe nga persona civilë të angazhuar për vëzhgim, të cilët kanë dyshuar se diçka nuk po shkonte normalisht.

“Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 janar 2026, pas përfundimit të orarit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues kanë njoftuar pronarët e qendrës për një ndërhyrje të mundshme nga autoritetet. Si pasojë, në orët e para të mëngjesit të 16 janarit 2026, është ndërmarrë largimi i pajisjeve dhe boshatisja e ambienteve, përpara se SPAK të ndërmerrte aksionin”, thuhet në njoftim.

SPAK thotë se gjatë operacionit, janë arrestuar në flagrancë 6 persona me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P. dhe O.K., ndërsa për K.K., H.XH. dhe tre shtetas të tjerë, janë lëshuar urdhra ndalimi, pasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Në kuadër të veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, ku janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, një automjet luksoz i markës Ferrari që dyshohet të përkiste organizatorëve të aktivitetit si edhe automjete dhe motomjete të përdorur nga autorët e dyshuar”, njofton SPAK.

Tags: spak

Nga Kategoria

Aktualitet

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026
Bota

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026
Bota

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026

Tërmeti 5.7 ballë trondit ishullin e Kretës në Greqi

24 Prill, 2026

Zbulimi i BBC: Rrjeti i fshehtë i Jeffrey Epstein në Londër dhe dështimet e autoriteteve britanike

24 Prill, 2026
Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t'u kualifikuar në gjysmëfinale (VIDEO)

Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t’u kualifikuar në gjysmëfinale

24 Prill, 2026

Klod Lala: Çështja AKSh-i mund të rrëzojë qeverinë! Mirlinda mori 200 mijë € me kuti vere

24 Prill, 2026

Cllevio: Te burgu i Fierit isha me shefa komisariatesh dhe drejtorë bashkish Gango, ma shtruan me tapet të kuq

23 Prill, 2026

Liqeni i Fierzës shëndrrohet në “Liqenin e mbeturinave”, gati për turizëm

23 Prill, 2026

Aksident fatal në Kavajë, makina i merr jetën këmbësorit që ishte në rrugë

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.