• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nuk mori pjesë në protestë, Berisha: Liderët e UÇK të shpallen të pafajshëm

17 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë në emër të Partisë Demokratike në lidhje me zhvillimet e sotme, ku u mbaj një tubim në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që sot ndodhen në Hagë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha thotë se PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, pasi është forca politike që mbështet zbatimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërkohë, shton më tej se deri më tani nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë për asnjërën prej akuzave të paraqitura ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, etj., duke treguar kështu se ky proces përfundimisht është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar

Lexo edhe:

Aksident fatal  në Cërrik! Motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

Davisi shoqëroi mbrëmë Etrit Berishën dhe jetoi ëndrrën që kishte nisur me të atin, Elda Hoti: Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty

Partia Demokratike i bën thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Kosovës, në respekt të plotë të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Partia Demokratike përsëri deklaron se:

1. Lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar që nga luftërat e Skënderbeut.
2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur.
3. Lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës është lufta e fundit çlirimtare në Europë që i dha fund pushtimit të gjatë serb të Kosovës, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aleate besnike e Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Kosovës gjatë fushatës së bombardimeve ajrore kundër regjimit të Millosheviçit nga Aleanca, në pranverën e vitit 1999.

Partia Demokratike e Shqipërisë është forca politike që mbështet zbatimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo parti ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe ka ndjekur e ndjek me vëmendjen më të madhe punimet e kësaj gjykate në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, etj.

Partia Demokratike konstaton se në këtë proces të zgjatur, disa herë para publikut nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë për asnjërën prej akuzave të paraqitura ndaj tyre. E kundërta, janë rrëzuar akuzat monstruoze si ajo e “shkuljes së organeve” dhe tregtimit të tyre nga luftëtarët e UÇK-së në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Nuk është publikuar asnjë fakt apo provë që të provojë urdhra direkt të ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime konkrete. Ky proces dëshmoi përfundimisht se ai është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar që kërkojnë të barazojnë agresorin, pushtuesin me çlirimtarin.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike i bën thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Kosovës, në respekt të plotë të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Së fundmi, Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident fatal  në Cërrik! Motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

27 Shtator, 2026
Kryesore

Davisi shoqëroi mbrëmë Etrit Berishën dhe jetoi ëndrrën që kishte nisur me të atin, Elda Hoti: Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty

27 Shtator, 2026
Kryesore

A u takuan Rama dhe Berisha në aeroport? Salianji ngre dyshime për marrëveshje të fshehtë tek salla ‘VIP’ në Rinas

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident fatal  në Cërrik! Motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

27 Shtator, 2026

“Më dhunonte mua dhe fëmijët”, shokon Enkeleda: Ish-bashkëshorti kishte marrëdhënie intime me gra dhe…BURRA të tjerë

27 Shtator, 2026

Çështja e Manchester Cityt larg fundit, BBC shpjegon skenarët që mund të tronditin Premier League

27 Shtator, 2026

Davisi shoqëroi mbrëmë Etrit Berishën dhe jetoi ëndrrën që kishte nisur me të atin, Elda Hoti: Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty

27 Shtator, 2026

A u takuan Rama dhe Berisha në aeroport? Salianji ngre dyshime për marrëveshje të fshehtë tek salla ‘VIP’ në Rinas

27 Shtator, 2026

DETAJET/ Pesë të arrestuar pranë bazës amerikane në Britani, dyshohet për përgatitje të një akti terrorist

27 Shtator, 2026

Manchester United rikthehet për Balden, janari mund të vendosë të ardhmen e mbrojtësit të Barcelonës

27 Shtator, 2026

Rënia e Sterling, nga yll i Premier League në probleme serioze me ligjin

27 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.