• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Nuk ka paqe! Edi Rama i shkruan Blendi Fevziut nga Emiratet: Ti kërkon llogari për gjëra që i shpik vet, muhabete kafeneje që i përmend si në jerm

14 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish në distancë me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu, duke e akuzuar këtë të fundit se “shpik e fabrikon” të pavërteta, të cilat më pas duke shfrytëzuar emisionin e tij “Opinion”, ia transmeton publikut si të vërteta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Edhe përse ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe prej dy ditësh dhe gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se nuk do të merret më me replika me Edi Ramën, kryeministri duket se nuk dëshiron paqe.

“Pra Fevziu kërkon llogari edhe për gjëra që nuk i di ose që nganjëherë edhe i shpik, ndërkohë që fton rregullisht në sallonin e tij njerëz të armatosur me gjysëm të vërteta, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Por ama ai refuzon t’i japë llogari publikut të vet, një herë të vetme, për një gënjeshtër me shtatë bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit tek video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, për të cilat thotë se janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik”, shkruan Edi Rama.

Lexo edhe:

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

Kryeministri ka prodhuar një fotografi me inteligjencë artificiale të gazetarit, i cili në sfond ka dëborë dhe vetë është i veshur me xhaketë, doreza dhe një kapuç blu, si ngjyrat e emisionit që drejton.

“[…] nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën”, vijon kryeministri.

Lexoni reagimin e plotë të Edi Ramës për gazetarin Blendi Fevziu:

Fevziu reagoi prapë duke e pohuar përsëri faktin që ka fabrikuar një akuzë, më shqip një shpifje, për të cilën as ka çfarë thotë e vjen vërdallë me muhabete kafeneje, duke përmendur si në jerm dy a tre raste sporadike, për të cilat përsëri s’ka asnjë provë se janë të lidhura me udhëtime private të ministrave në fundjavë, e duke i ikur përsëri me një turravrap konfuz të vetmes gjë që duhet të bënte në këtë rast: Ndjesës ndaj shikuesve të tij.

Ndryshe nga më parë, Fevziu deklaron se nuk do përgjigjet më për këtë çështje. Normal, e kupton edhe vetë që s’ka si ia bën ndryshe, përderisa nuk mendon se shikuesit e tij meritojnë aq respekt sa ai t’u kërkojë ndjesë.

Pra Fevziu kërkon llogari edhe për gjëra që nuk i di ose që nganjëherë edhe i shpik, ndërkohë që fton rregullisht në sallonin e tij njerëz të armatosur me gjysëm të vërteta, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Por ama ai refuzon t’i japë llogari publikut të vet, një herë të vetme, për një gënjeshtër me shtatë bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit tek video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, për të cilat thotë se janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik.

Dakord, atëherë po kaloj tek standartet dhe po i them Blendit, i cili padyshim e ka parë botën shumë më tepër se unë, që të na tregojë një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!

Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike (në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën!

Tags: Ramareagim

Nga Kategoria

Ekstra

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026
Kryesore

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026
Bota

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

8 Qershor, 2026

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Inter i mbyll derën Turqisë, Çalhanoglu nuk largohet nga Milano

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.