Koreografi Albi Nako bëri publike lidhjen e tij me balerinën Doris Staka gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, ku marrëdhënia e tyre mori vëmendje të madhe nga publiku.
Pas përfundimit të eksperiencës në reality show, lidhja e tyre kaloi në një tjetër fazë. Albi Nako i propozoi për martesë partneres së tij gjatë emisionit “S’e luan topi”, në një moment emocionues që përloti edhe Dorisin.
Megjithatë, kohët e fundit dyshja nuk është shfaqur më së bashku në publik, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme. Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është fakti se, ndonëse vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, ata kanë fshirë fotografitë dhe kujtimet e përbashkëta, përfshirë edhe momentin e propozimit për martesë.
Kujtojmë se Albi Nako është një personazh i njohur edhe për historitë e tij të dashurisë me balerina. Ai ka qenë më parë i martuar me balerinën Klaudia Pepa, ndërsa pas ndarjes nga ajo, për një periudhë ka qenë në një lidhje me balerinën Alba Hoxha./ilirianews.al
















