• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 22 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk e di kush më sulmoi”/ U dhunua dje në Shkodër, zbardhet dëshmia e kreut të AKU

22 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, i cili u dhunua një ditë më parë me sende të forta në qytetin verior.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas burimeve, në deklarimin e dhënë përpara grupit hetimor, Haderi ka thënë se nuk ka mundur të identifikojë autorin e sulmit.

“Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Lexo edhe:

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt/ Gazetari: I ati ka qënë në fillim kundër biznesit të lojërave të fatit

Dosja “Veliaj 2″/ SPAK fut në rreth vëllanë e kryebashkiakut dhe kompaninë Gogel

Si pasojë e goditjes, kreu i AKU ka marrë dëmtime në pjesën e vetullës dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa më pas është larguar në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Haderi ka deklaruar gjithashtu se nuk ka konflikte personale me askënd dhe se nuk di arsyen e sulmit ndaj tij.

“Nuk e di përse më goditi. Nuk kam konflikte me njeri. Bëj punën normalisht”, ka thënë ai në dëshminë e tij.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i personit të dyshuar.

Sipas policisë, një nga pistat kryesore të hetimit mbetet ajo e sulmit për shkak të detyrës, ndërsa nuk përjashtohen edhe motive të tjera.

Në muajin mars, drejtori Haderi dhe 9 punonjës të AKU Shkodër u përfshinë në një hetim lidhur me zhdukjen e rreth 95 tonëve misër të kontaminuar me aflatoksinë, të bllokuar nga autoritetet. Po ashtu, gjatë javëve të fundit, AKU Shkodër ka ushtruar kontrolle dhe ka vendosur masa ndëshkuese ndaj disa subjekteve ushqimore në qytet.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt/ Gazetari: I ati ka qënë në fillim kundër biznesit të lojërave të fatit

22 Maj, 2026
Aktualitet

Dosja “Veliaj 2″/ SPAK fut në rreth vëllanë e kryebashkiakut dhe kompaninë Gogel

22 Maj, 2026
Aktualitet

Nga Safet Bajri te Laert Haxhiu, LISTA me të dënuarit që pritet të futen në regjimin “41 Biss”

22 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Nuk e di kush më sulmoi”/ U dhunua dje në Shkodër, zbardhet dëshmia e kreut të AKU

22 Maj, 2026

Rastet e dyshuara me Ebola trefishohen brenda një jave, përhapje e shpejtë në Kongo

22 Maj, 2026

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt/ Gazetari: I ati ka qënë në fillim kundër biznesit të lojërave të fatit

22 Maj, 2026

Dosja “Veliaj 2″/ SPAK fut në rreth vëllanë e kryebashkiakut dhe kompaninë Gogel

22 Maj, 2026

Nga Safet Bajri te Laert Haxhiu, LISTA me të dënuarit që pritet të futen në regjimin “41 Biss”

22 Maj, 2026

Ndodh dhe kjo! Shkoi të vizitonte burrin në burg, e reja kapet me kokainë. E kishte fshehur te…vezët

22 Maj, 2026

Lufta me Iranin: Tregu i karburanteve mund të hyjë në “zonën e kuqe” këtë verë

22 Maj, 2026

“Më kanë dhunuar në grup…”/ Baki Goxhaj flet pas mbërritjes në Shqipëri: Më lidhën sytë dhe…

22 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.