• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Nuk e di a janë gjallë!”, lotët e komandantit pas natës së tmerrshme të zjarreve në Krujë

10 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së shtunës flakët masive “gjunjëzuan” Krujën, zjarri përhapej me shpejtësi dhe banorët u evakuuan me urgjencë nga banesat e tyre. E atje në krye të detyrës ishin ata, zjarrfikësit, të cilët luftuan me flakët deri në triumf. Por ish-Komandanti i Forcave të Armatosura dhe ish-deputeti i PS, Denis Deliu, ka ndarë një anë tjetër të medaljes së këtyre “luftëtarëve të zjarrit”, atë njerëzoren.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Teksa ka ndarë një foto të shkrepur rreth orës 01:00 të mëngjesit pas asaj nate të frikshme, në të është Komandanti Altin Shullazi, për të cilin Deliu thotë se kur e ka pyetur nëse kishte nevojë për diçka, përgjigjja që mori ishin sytë e tij të mbushur me lot. Dhe fjalia që erdhi pas tyre: “Nuk kam folur me një pjesë të shokëve të grupit të zjarrfikësve të Krujës… nuk e di a janë gjallë!”

E kjo fjali, tregon anën njerëzore, pas uniformave të atyre heronjve që luftuan me flakët Deliu shkruan se ka baballarë, vëllezër, bashkëshortë, miq.

Lexo edhe:

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

“Kjo nuk është një foto për një status. Nuk është një moment për pëlqime apo komente. Është një copëz e një nate që do të mbetet gjatë në kujtesën e Krujës.

Është një falënderim i thellë, njerëzor dhe i sinqertë për ju që qëndruat aty kur të tjerët largoheshin. Për ju që luftuat me flakët, lodhjen, frikën dhe pasigurinë, duke vënë jetën tuaj përpara jetës së të tjerëve.”, ka shkruar Deliu ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Denis Deliut:

NUK E DI A JANË GJALLË…” -NJË FJALI QË NUK DO TA HARROJ KURRË!

Kjo foto është bërë rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën e malit të Krujës, në një moment kur situata po qetësohej disi. Por ajo që mbeti mbrëmë nuk ishte vetëm pamja e zjarrit… ishte njeriu përballë meje.

Do t’i shkruaj këto rreshta për ty, Komandant Altin Shullazi, por edhe për të gjithë shokët e tu të panjohur, për policët, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura që, në ditë të tilla, nuk mendojnë për veten, por vetëm për të shpëtuar të tjerët.

Në momentin që të takova dhe të pyeta: “Si je?” Ke nevojë për gjë?

-Sytë t’u mbushën me lot.

Dhe përgjigjja jote më preku më shumë se çdo fjalë:

“Nuk kam folur me një pjesë të shokëve të grupit të zjarrfikësve të Krujës… nuk e di a janë gjallë!”

Në atë çast kupton se pas uniformës ka njerëz. Ka baballarë, vëllezër, bashkëshortë, miq… njerëz që hyjnë në zjarr duke e ditur se mund të mos dalin prej tij.

Kjo nuk është një foto për një status.

Nuk është një moment për pëlqime apo komente.

Është një copëz e një nate që do të mbetet gjatë në kujtesën e Krujës.

Është një falënderim i thellë, njerëzor dhe i sinqertë për ju që qëndruat aty kur të tjerët largoheshin. Për ju që luftuat me flakët, lodhjen, frikën dhe pasigurinë, duke vënë jetën tuaj përpara jetës së të tjerëve.

Faleminderit, Komandant.

Faleminderit çdo zjarrfikësi.

Faleminderit çdo polici.

Faleminderit çdo ushtaraku dhe çdo njeriu që mbrëmë nuk u dorëzua.

Ndoshta shumë prej jush nuk do ta kuptojnë kurrë se sa shumë vlejnë për ne.

Por unë e pashë në sytë e tu.

E pashë lodhjen, frikën, dhimbjen dhe mbi të gjitha… ‘njerëzoren’.

Kruja do t’ju jetë mirënjohëse.

Jo vetëm për atë që bëtë mbrëmë, por për çdo natë që ju zgjidhni të jeni aty për ne.

Tags: Zjarrefikesit

Nga Kategoria

Lajme

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

27 Tetor, 2026
Aktualitet

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

27 Tetor, 2026
Analizë

“Ferma e Kodrës, Një përrallë për të rriturit”

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

27 Tetor, 2026

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

27 Tetor, 2026

“Ferma e Kodrës, Një përrallë për të rriturit”

27 Tetor, 2026

Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

27 Tetor, 2026

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës

27 Tetor, 2026

Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet në Izrael, asnjë parti nuk merr shumicën

27 Tetor, 2026

Hakerët tentojnë të depërtojë në sistemin e Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA

27 Tetor, 2026

Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe

27 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.