• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Niveli më i ulët që nga 2008, kreditë me probleme ulen shumë pranë pragut të 4%

28 Mars, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Kreditë me probleme ranë më tej në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.06%, nga 4.12% që kishte qenë në janar dhe 4.69% që kishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rënia e muajit shkurt e ka çuar raportin e kredive me probleme në nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008. Ulja e raportit të kredive me probleme po ndikohet veçanërisht nga rritja e shpejtë e kreditimit të ekonomisë.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të muajit shkurt, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 847.5 miliardë lekë, në rritje vjetore me 13%.

Lexo edhe:

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

Zmadhimi i portofolit të kredisë, si emërues, ndikon në uljen e raportit të kredive me probleme, për sa kohë që vlera e kredisë në vonesë (numëruesi) nuk rritet me të njëjtin ritëm.

Në fakt, edhe kreditë me probleme të shprehura në vlerë kanë pësuar një rënie të vogël në 12 muajt e fundit. Aktualisht, portofoli i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 34.4 miliardë lekë, nga rreth 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.

Ekonomia shqiptare vazhdon të karakterizohet nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se ekonomia shqiptare u rrit me afërsisht 4% vitin e kaluar, shkallë rritje e përafërt me vitin 2023.

Ecuria e mirë e ekonomisë ka ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të sektorit privat dhe po sjell një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së aseteve të sektorit bankar.

Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vlerësohet se ka dhënë edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në atë segment të kredisë në Euro ku huamarrësit i kanë të ardhurat e tyre në Lekë.

Efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve ka dhënë edhe ulja e shpejtë e normave të interesit, që nisi qysh në mesin e vitit të kaluar, si për Lekun, ashtu edhe për Euron.

Nivelet e ulëta të raportit të kredive me probleme kanë ndikuar gjithashtu pozitivisht edhe rezultatin financiar të sektorit bankar. Fitimi neto i sektorit për vitin e kaluar arriti në 37.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me 15%./ MONITOR

Nga Kategoria

Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Analizë

Bankat dhe bizneset nuk janë armiku i protestës

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

24 Tetor, 2026

Policia ndërhyn te “Mine Peza” për arrestime, protestuesit “shpëtojnë” duke u shpërndarë në rrugica

24 Tetor, 2026

3 gazetarë marrin lëndime gjatë protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026

E rëndë në protestë,i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

24 Tetor, 2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej

24 Tetor, 2026

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

24 Tetor, 2026
Screenshot

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet një nga dyert e godinës

24 Tetor, 2026

Policia pastron bulevardin nga protestuesit, forcat RENEA dislokohen te Kryeministria

24 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.