Tensionet janë përshkallëzuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur një numër të madh fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të policisë, duke shkaktuar përplasje mes dy palëve.
Në pamjet nga vendngjarja, disa efektivë shihen duke mbajtur shkopinj druri, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe përballjet duket se janë përqendruar në këtë zonë.
Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit me incidente të përsëritura, përfshirë hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia në disa zona të kryeqytetit.











