• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Nga Nili në Ballkan

3 Korrik, 2026
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Dr. Arben Ramkaj

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al


Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejosh rrjedhën e tij të qetë të udhëheqë mendimet e tua, do të kuptosh se uji nuk mban mend vetëm vendet që përshkon, por edhe njerëzit që kanë formësuar historinë e tij. Shekuj më parë, një djalosh nga Ballkani solli me vete frymën e maleve shqiptare dhe horizontin e detit për të rishkruar fatin e kësaj toke të lashtë. Mehmet Ali Pasha nuk ndryshoi vetëm rrjedhën e historisë së Egjiptit; ai mbolli farat e një miqësie të qëndrueshme, e cila sot, në një botë të trazuar nga ndryshime të thella gjeopolitike, po lulëzon sërish si një urë jetike mes Evropës dhe Afrikës.
Çdo reflektim mbi Egjiptin modern duhet të nisë me vizionin shtetformues të kësaj figure të shquar me origjinë shqiptare. I lindur në Kavallë, në një familje me rrënjë të dokumentuara në Zëmblak të Korçës, ai mbërriti në brigjet e Nilit për të shkruar një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së Egjiptit modern. Duke thyer prangat e stagnimit, Mehmet Aliu dhe dinastia e tij udhëhoqën Egjiptin për afro 150 vjet. Ata ndërtuan një ushtri moderne, konsoliduan administratën shtetërore dhe i dhanë vendit vetëdijen e një fuqie rajonale. Ky trashëgim, i dokumentuar gjerësisht në historiografinë arabe dhe evropiane, mbetet një urë e fortë shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe atij egjiptian.
Egjipti i sotëm, nën udhëheqjen e Presidentit Abdel Fattah El‑Sisi, po konsolidon pozitën e tij si fuqi rajonale dhe aktor strategjik në kontinentin afrikan. Përmes projekteve gjigante infrastrukturore, nga Kryeqyteti i Ri Administrativ deri te zgjerimi i korridoreve ndërkontinentale si aksi Egjipt–Libi–Çad, vendi po investon në arteriet e reja të integrimit ekonomik. Duke mbështetur Zonën Kontinentale Afrikane të Tregtisë së Lirë dhe bashkëpunimin Jug–Jug, Egjipti po shfaqet si një motor i rëndësishëm i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Afrikës.
Ky rol kontinental reflektohet natyrshëm edhe në marrëdhëniet me Ballkanin dhe Shqipërinë, të cilat kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi. Riativizimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik ka hapur mundësi të reja për investime në tregti, shkencë dhe teknologji. Marrëveshjet ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Autoritetit të Përgjithshëm për Investime dhe Zonat e Lira të Egjiptit dëshmojnë interes konkret ekonomik, ndërsa nismat për lëvizjen e fuqisë punëtore dhe angazhimin e profesionistëve egjiptianë në Shqipëri tregojnë se bashkëpunimi po shndërrohet në ndërvarësi reale ekonomike.
Inovacioni nuk njeh kufij gjeografikë. Një nga nismat më ambicioze është koncepti i një kablli nëndetar me fibra optike që do të lidhte Shqipërinë me Egjiptin. Ky projekt synon ta shndërrojë Shqipërinë në një nyje dixhitale për Evropën, ndërsa Egjiptin në portën kryesore të transmetimit të të dhënave drejt Afrikës dhe Azisë. Edhe pse ende në fazë konceptuale, kjo nismë dëshmon se të dy vendet ndajnë jo vetëm një trashëgimi historike, por edhe ambicien për të ndërtuar së bashku infrastrukturën strategjike të shekullit XXI.
Ky vizion përputhet me peshën diplomatike dhe gjeopolitike që Egjipti ka ushtruar historikisht si një nga zërat kryesorë të botës arabe. Presidenti Anwar Sadat mbetet simbol i guximit politik në kërkim të paqes, ndërsa sot Egjipti luan një rol vendimtar në ndërmjetësimin e armëpushimeve në konfliktin izraelito‑palestinez dhe në menaxhimin e krizave në Libi, Sudan dhe Somali. Krahas këtij ndikimi politik, Egjipti vazhdon të ushtrojë një fuqi të madhe kulturore dhe fetare përmes Universitetit Al‑Azhar, institucioni më prestigjioz i Islamit sunit.
Në përmbyllje të këtij rrugëtimi të përbashkët, ka ardhur koha të hidhet një hap i ri. Me rastin e 70‑vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit, propozoj krijimin e Qendrës ‘Mehmet Ali Pasha’ për Qytetërimin Global, me seli në Shqipëri dhe Egjipt. Kjo qendër mund të shërbejë si urë institucionale ndërmjet Evropës dhe Afrikës, platformë dialogu ndërkontinental, inkubator shkencor për teknologjinë dhe qendër ekselence për sfidat globale, nga ndryshimet klimatike deri te siguria ushqimore. Duke u mbështetur në modelin shqiptar të harmonisë ndërfetare dhe traditën e moderuar të Al‑Azharit, ajo do të kontribuojë në promovimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëjetesës paqësore.
Mehmet Ali Pasha pa te Egjipti mundësinë për të ndërtuar një shtet modern. Sot, përmes partneritetit strategjik ndërmjet Kajros dhe Tiranës, kjo frymë mund të marrë një dimension të ri. Duke bashkuar potencialin ekonomik, teknologjik, kulturor dhe njerëzor, Shqipëria dhe Egjipti nuk po forcojnë vetëm marrëdhëniet dypalëshe; ato kanë mundësinë historike të ndërtojnë një urë të re bashkëpunimi ndërmjet Evropës dhe Afrikës për dekadat që vijnë.

Dr. Arben Ramkaj
Kryetar i Institutit për Dialog Kulturor dhe Ndërfetar në Shqipëri
Drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Botës Myslimane
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS)

Lexo edhe:

Si provohet genocidi dhe çfarë mesazhi dërgon për Gazën vendimi ndaj Mianmarit?

Takimi i Putin me Trump dhe Xi, fitore diplomatike për Moskën

Nga Kategoria

Analizë

Si provohet genocidi dhe çfarë mesazhi dërgon për Gazën vendimi ndaj Mianmarit?

19 Nëntor, 2026
Analizë

Takimi i Putin me Trump dhe Xi, fitore diplomatike për Moskën

18 Nëntor, 2026
Analizë

Mjeku dhe korrespondenti i CNN: Vaksinat nuk janë opinion, por shkencë

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Peshku dhe vezët në tavolinën e punës, cilat ushqime po kthehen në tabu në zyrë?

20 Nëntor, 2026

Pas debutimit rekord, aksionet e Anthropic bien në ditën e dytë të tregtimit

20 Nëntor, 2026

Hendeku gjinor në punësim/ Dibra, Elbasani dhe Vlora, me diferencat më të mëdha

20 Nëntor, 2026

“Çfarë ndodh në GTA 6, mbetet në GTA 6”, policia amerikane paralajmëron lojtarët të mos kopjojnë krimet në jetën reale

20 Nëntor, 2026

Raketa ruse godet Poloninë gjatë stërvitjeve ushtarake të aleatëve të Ukrainës, Tusk flet për provokim

20 Nëntor, 2026

Zidane pas shortit me Spanjën: “Nuk është hakmarrje për Botërorin”

20 Nëntor, 2026
Screenshot

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, por e kemi lënë për të hënën

20 Nëntor, 2026

Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë!

20 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.