• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Nënë 25-vjeçare heq jetën dy foshnjave të saj dhe fsheh trupat në dollap; zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja.

9 Tetor, 2025
tek Kryesore
Nënë 25-vjeçare heq jetën dy foshnjave të saj dhe fsheh trupat në dollap; zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja.
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Italinë jugore, ku një grua 25-vjeçare është arrestuar në Reggio Calabria me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve të saj binjakë menjëherë pas lindjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit korrik të vitit 2024, por hetimet janë përfunduar vetëm tani.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas prokurorisë, e reja dyshohet se ka mbytur foshnjat dhe më pas ka fshehur trupat e tyre në dollapin e dhomës, të mbështjellë me një batanije. Tragedia është zbuluar nga nëna e saj, e cila ndjeu një erë të rëndë që vinte nga dhoma e vajzës. Hetimet kanë nxjerrë në pah se i fejuari i saj, babai i fëmijëve, dyshohet si bashkëpunëtor në krim. Provat për këtë dyshim janë mesazhet e shkëmbyera mes çiftit, ku flitej për mënyrat e fshehjes së trupave, duke i hapur rrugë akuzës ndaj tij për bashkëpunim në vrasje.

Për më tepër, hetuesit kanë zbuluar mundësinë e një krimi tjetër, duke dyshuar se çifti mund të ketë vrarë një foshnjë të tretë në vitin 2022, e cila besohet të jetë varrosur në një tokë që i përkiste familjes së vajzës. Aktualisht, policia dhe karabinierët janë angazhuar në kërkimin e trupit të kësaj foshnjeje.

Lexo edhe:

Starship arrin për herë të parë në orbitë, SpaceX shënon një moment historik

Prekëse! 81-vjeçari mblodhi 281 mijë dollarë për bashkëshorten me kancer, por GoFundMe anuloi fushatën

E reja kishte pasur nevojë për shtrim në spital në Reggio Calabria për shkak të gjakderdhjes së rëndë, pak para zbardhjes së tragjedisë nga nëna e saj. Ajo kishte mohuar gjithmonë se ishte shtatzënë ose se kishte lindur.

Ngjarja ka shkaktuar një intensifikim të diskutimeve dhe reagimeve në publik, duke tronditur fort shoqërinë italiane. Autoritetet vazhdojnë të hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje makabre që ka mbërthyer vëmendjen e opinionit publik. Hetimi këtë moment përqendrohet në të gjitha detajet e mundshme që lidhen me tragjedinë, duke kërkuar ndriçimin e plotë të situatës përmes çdo prove të re./Top Channel

Nga Kategoria

Bota

Starship arrin për herë të parë në orbitë, SpaceX shënon një moment historik

28 Shtator, 2026
Bota

Prekëse! 81-vjeçari mblodhi 281 mijë dollarë për bashkëshorten me kancer, por GoFundMe anuloi fushatën

28 Shtator, 2026
Screenshot
Aktualitet

TMERR në Vlorë! Grabiti një grua dhe e përdhunoi, arrestohet 43-vjeçari

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Projekti i Zvërnecit, Blendi Klosi: Tradhëti kombëtare është po mos bëhehesh projekti

29 Shtator, 2026

Italia reagon fuqishëm pas humbjes me Belgjikën, katër gola ndaj Turqisë dhe fitorja e parë për Mancinin

28 Shtator, 2026

Skandali i SHISH, Ylli Rakipi: Ne të gjitha i dinim këto, kot bëjmë së të habitur e themi “uaaa”

28 Shtator, 2026

Olise i jep fitoren Francës në fund, Zidane merr fitoren e dytë radhazi në Nations League

28 Shtator, 2026

Investigimi! Belinda Balluku vazhdon të japë urdhëra në institucione edhe pas shkarkimit

28 Shtator, 2026

Plagosi me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet shqiptari në Greqi

28 Shtator, 2026

Ish-ministri Sandër Lleshi për skandalin e SHISH: Ne shqiptarëve na ruan zoti

28 Shtator, 2026

Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

28 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.