Real Madrid po përgatit një goditje të madhe në merkato dhe emri që ka dalë në skenë është Michael Olise.
Sipas Santi Aouna, anësori francez i Bayern Munich dëshiron të transferohet te Real Madrid këtë verë. Olise e sheh klubin madrilen si destinacionin ideal për të vazhduar karrierën dhe për të bërë hapin e madh në nivelin më të lartë.
Nga ana tjetër, Real Madrid dhe presidenti Florentino Pérez janë admirues të mëdhenj të lojtarit. Madrilenët thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë rekord për ta bindur Bayern Munich, me shifrën që mund të shkojë deri në 200 milionë euro.
Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Olise pritet të zhvillojë bisedime me Bayern Munich për të qartësuar të ardhmen e tij. Interesi i Real Madridit mund ta ndryshojë totalisht situatën, sidomos nëse lojtari shpreh hapur dëshirën për t’u larguar.
Prania e Kylian Mbappé te Real Madrid mund të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm, pasi Olise do të kishte mundësinë të bashkohej me një tjetër yll francez në një nga klubet më të mëdha të botës.
Nëse operacioni konkretizohet, Real Madrid do të siguronte një nga talentet më të rrezikshëm të futbollit europian dhe do të shtonte edhe më shumë cilësi në sulmin e tij.










