• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

13 Tetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave.

Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evripë.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

Trump përdor marrëveshjen për naftën dizel si mjet për ta rikthyer Rusinë në negociata

Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Angli dhe Skrydstrup në Danimarkë pritet gjithashtu të kenë role të rëndësishme.

NATO thotë se Forcat e Armatosura gjermane kanë ofruar tre avionë Tornado, që janë të aftë të gjuajnë bomba bërthamore amerikane dhe katër Eurofighter për stërvitje.

Sipas aleancës, këto janë stërvitje rutinore dhe nuk janë përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirave ajrore dhe provokimeve të tjera të bëra nga Rusia. Megjithatë, manovrat po ashtu synojnë të përçojnë një sinjal të qartë në Moskë se NATO-ja është e përgatitur që të mbrojë veten edhe me armë bërthamore, nëse është e nevojshme.

Kjo stërvitje është e nevojshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, tha javën e kaluar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Arsyeja pse Gjermania, një vend që nuk ka armë bërthamore, po merr pjesë në stërvitje, lidhet me parimin e NATO-s për ndarjen bërthamore.

Ky parim parasheh që, në një rast emergjent, armët bërthamore amerikane të tipit B61 të stacionuara në Evropë mund të hidhen edhe nga avionët e vendeve partnere dhe më pas të përdoren për të shkatërruar, për shembull, forcat armike.

Armët bërthamore amerikane nuk dihet se ku janë të vendosura në Evropë. Megjithatë, ka pasur raportime se armë të tilla ka në veri të Italisë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

NATO-ja nuk ka dhënë detaje se cili skenar konkret do të ushtrohet gjatë manovrave.

Ekspertët ushtarakë thonë se manovrat, të cilat zhvillohen rregullisht në tetor, përfshijnë stërvitjen e mënyrës së transportit të sigurt të armëve nga magazinat nën tokë tek avionët dhe montimin e tyre nën avionët luftarakë.

Megjithatë, në këtë dhe stërvitjet sulmuese përdoren vetëm bomba për stërvitje, pa kokat reale bërthamore./ REL

Nga Kategoria

Bota

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

13 Tetor, 2026
Bota

Trump përdor marrëveshjen për naftën dizel si mjet për ta rikthyer Rusinë në negociata

12 Tetor, 2026
Bota

Rusia godet gjashtë objekte energjetike në Ukrainë, disa orë pas njoftimit të Trump për armëpushim

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Tensionohet situata tek Ministria e Arsimit, studentët shkulin kangjellat e rrugës dhe gjuajnë me gurë (VIDEO)

13 Tetor, 2026

Studentët thërrasin protestë kombëtare, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13 Tetor, 2026

Arbitrat shqiptarë zbresin në Europë, dy ekipe gjykimi në Europa League dhe Conference League

13 Tetor, 2026

Juventus nuk dorëzohet në përplasjen me Ronaldon, çështja e 9.8 milionë eurove shkon në Gjykatën e Lartë

13 Tetor, 2026

Misteri Bernardo Silva, vetëm 15 minuta në një muaj mes Real Madridit dhe Portugalisë

13 Tetor, 2026

Me “Skorpion” dhe makinë të blinduar, kapet 37-vjeçari në Kurbin, po përgatitej të hakmerrej për vëllain e vrarë

13 Tetor, 2026

Champions League rikthehet sonte në qendër të vëmendjes, ja të gjitha sfidat e së martës

13 Tetor, 2026

Zyrtare: Dani Carvajal firmos me Getafen deri në fund të sezonit

13 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.