• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mourinho: “Po të isha në vendin e Vinicius, do të kisha kërkuar me patjetër largimin këtë verë”

17 Tetor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

José Mourinho ka dalë hapur në mbrojtje të Vinicius Junior pas javës së tensionuar që pasoi kartonin e kuq ndaj Villarrealit dhe pezullimin me katër ndeshje të sulmuesit brazilian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillan, trajneri i Real Madridit foli gjatë për situatën e Vinicius, ndërsa komentoi edhe deklaratat e fundit të presidentit të LaLiga-s, Javier Tebas.

Mourinho u tregua veçanërisht i ashpër kur u pyet për krahasimin që Tebas bëri mes mënyrës së funksionimit të Real Madrid TV dhe mekanizmave të propagandës së përdorur nga Joseph Goebbels.

Lexo edhe:

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

Fizioterapisti i besuar i Messit paralajmëron Flick për Yamal: “Ky është gabimi që bëjnë trajnerët”

“E keni parë tashmë se çfarë mendoj. Ju kërkoj të mos flasim më për këtë sepse ka disa kufij dhe kemi hyrë në një territor ku justifikimi mund të ekzistojë vetëm në një rast klinik. Përndryshe, nuk ka asnjë justifikim”, deklaroi Mourinho.

Portugezi shtoi se tifozët e Real Madridit po e kuptojnë gjithnjë e më mirë situatën me të cilën, sipas tij, po përballet klubi.

“Mendoj se tifozët e Real Madridit po kuptojnë gjithnjë e më shumë se me çfarë kanë të bëjnë. Edhe për prestigjin e madh që futbolli spanjoll ka jashtë vendit, është më mirë që këtë çështje ta mbajmë këtu dhe të mos dalë jashtë.”

Mourinho foli më pas për Vinicius, duke e përshkruar brazilianin si një person me të cilin është shumë e lehtë të punosh.

“Ai është një djalë fantastik. Kaloj disa minuta vetëm me të çdo ditë. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë sepse arrin gjithmonë të jetojë dhe të mbijetojë me buzëqeshje.”

Trajneri shkoi edhe më tej, duke pranuar se nëse do të ishte në vendin e Vinicius, do të kishte kërkuar largimin nga Real Madridi.

“Po të isha në vendin e tij, ndoshta nuk do të isha këtu. Do të kisha detyruar një transferim në një vend ku do të respektohesha. Por nga besnikëria ndaj Real Madridit dhe dashuria për klubin, ai qëndroi. Beson se gjërat mund të përmirësohen dhe vazhdon ta ketë atë buzëqeshje. Askush dhe asgjë nuk mund t’ia heqë.”

Sa i përket pezullimit me katër ndeshje, Mourinho ironizoi vendimin, duke thënë se priste edhe një dënim më të rëndë.

“Jam i lumtur sepse do të kishte më shumë kohë për të luajtur. Mendova se do t’i shtonin edhe një ose dy ndeshje të tjera.”

Mourinho foli gjithashtu për merkaton e dimrit, duke bërë të qartë se nuk po kërkon përforcime dhe se është i kënaqur me skuadrën aktuale.

“Nuk po kërkoj asgjë. Jam i kënaqur me skuadrën dhe lojtarët. Më pëlqejnë skuadrat e vogla dhe, nëse dikush vjen, dikush tjetër duhet të largohet.”

Tags: Javier TebasJosé MourinhoLaLigaReal madridReal Madrid TVsevillaVinicius Junior

Nga Kategoria

Sporti

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

16 Tetor, 2026
Sporti

Fizioterapisti i besuar i Messit paralajmëron Flick për Yamal: “Ky është gabimi që bëjnë trajnerët”

16 Tetor, 2026
Sporti

Merino rrëfen momentin që mund t’i kishte shpëtuar jetën: “Jam me fat që jam ende gjallë”

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mourinho: “Po të isha në vendin e Vinicius, do të kisha kërkuar me patjetër largimin këtë verë”

17 Tetor, 2026

Sherr për pronën në Peqin/ 62-vjeçari tenton të vrasë fqinjin

17 Tetor, 2026

Ministria e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian: Zgjerimi i BE-së, një shans historik për Shqipërinë

17 Tetor, 2026

U godit nga policia gjatë protestës, 21-vjeçari ka krisje të shtyllës kurrizore, motra: Do ta ndjekim çështjen deri në fund

17 Tetor, 2026

47 vite nga Nobeli i Paqes për Nënë Terezën, shqiptarja që preku botën me humanizmin e saj

17 Tetor, 2026

Protesta në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, 22 të tjerë procedohen penalisht

17 Tetor, 2026

“Jemi në krah të studentëve, protesta e drejtë themelore”/ Princ Leka: Të dëgjohet zëri i të rinjve, dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme

17 Tetor, 2026

Incidenti gjatë protestës, Klevis Balliu: Ishte e orkestruar! Kam denoncuar aferën KAYO dhe Ballukun! Rama po kërkon marrëveshje të fshehtë për t’i shpëtuar burgut

17 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.