• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Momenti pikant në Shtëpinë e Bardhë, Orban i kërkon Trump-it zëdhënësen e tij: A mund ta marr me vete në Hungari?

8 Nëntor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një moment i veçantë humori shënoi takimin e djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protagoniste e papritur ishte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavitt, e cila me qëndrimin e saj të fortë dhe deklaratat ndaj gazetarëve la përshtypje të madhe te Orban aq sa ky i fundit, me shaka, i kërkoi Trumpit “ta rrëmbente” për ta marrë me vete në Hungari.

Takimi mes dy liderëve u përqendrua në çështje të energjisë dhe tregtisë mes dy vendeve, por në fundin e bisedës atmosfera u ngroh, pasi gazetarët nisën të pyesin Trumpin për krizën ekonomike dhe kostot e larta të jetesës në SHBA.

Lexo edhe:

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje

Granatat lotsjellëse të policisë , si duken mjetet e përdorura në protestë

I irrituar nga pyetjet, Trump reagoi duke theksuar se “asnjëherë nuk ka refuzuar të flasë për inflacionin”, dhe se “situata tani është shumë më e mirë se në kohën e Bidenit”.

Në atë moment, në sallë hyri zëdhënësja e tij, Karolyn Leavitt. Trump i tregoi për debatet me gazetarët, dhe ajo reagoi menjëherë me tone të ashpra:

“Është për të ardhur keq që gazetarët këtu harrojnë të përmendin faktin se ju trashëguat krizën më të rëndë të inflacionit në historinë moderne amerikane dhe po e korrigjoni atë për më pak se dhjetë muaj,” deklaroi Leavitt.

VIDEO KETU

Ajo shtoi se lufta kundër rritjes së çmimeve është prioriteti i përditshëm i presidentit Trump, edhe pse “mediat heshtin për këtë”.

Deklaratat e saj duket se impresionuan kryeministrin hungarez, i cili me humor i tha Trumpit:

“A mund ta marr për vete?”

Trump qeshi dhe iu përgjigj:

“Karolyn, kryeministri do të të ketë në Hungari.”

Më pas, duke vazhduar në të njëjtin ton miqësor, Trump e përgëzoi Orbanin për “shijen e mirë” dhe i kërkoi me shaka zëdhënëses së tij të mos largohej prej tyre.

Tags: orbanTrump

Nga Kategoria

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje

14 Tetor, 2026
Aktualitet

Granatat lotsjellëse të policisë , si duken mjetet e përdorura në protestë

14 Tetor, 2026
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mourinho pas përmbysjes së çmendur në Romë: “Ishte një rebelim i organizuar dhe emocional”

14 Tetor, 2026

Champions League dhuron spektakël, Aston Villa shkatërron Fenerbahçen dhe Betis përmbys Porton

14 Tetor, 2026

Doué dhe Dembélé rrëzojnë Manchester Cityn, PSG triumfon 4-2 në “Etihad”

14 Tetor, 2026

Real Madrid “i pavdekshëm” në Champions, përmbys Romën nga 1-3 në minutat e fundit

14 Tetor, 2026

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

14 Tetor, 2026

Policia reagon për protestën: Distancohuni nga aktet e dhunës, 35 persona të shoqëruar

14 Tetor, 2026

Protestuesit thyejnë xhamat e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë

14 Tetor, 2026

Qira, ushqim e shkollim, sa i duhet një studenti për të jetuar në Tiranë?

14 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.