Lionel Messi është gjobitur nga MLS pas incidentit me Quinn Sullivan në barazimin 2-2 mes Inter Miami dhe Philadelphia Union.
Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit, gjatë një përplasjeje mes disa lojtarëve. Messi goditi me dorë në pjesën e pasme të kokës futbollistin e Philadelphia-s, episod që nuk u ndëshkua nga arbitri gjatë ndeshjes.
Megjithatë, Komiteti Disiplinor i MLS analizoi pamjet pas takimit dhe vendosi ta ndëshkojë argjentinasin me gjobë, shuma e së cilës nuk është bërë publike.
Messi nuk është pezulluar dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Inter Miami ndaj Toronto FC.











