• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Mendim mbi mirëfunksionimin e pushtetit vendor

4 Tetor, 2026
tek Analizë, Ekstra, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eroldi Begolli:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tani që reforma territoriale është çështje numrash në Kuvend dhe insistimit të forcës politike propozuese për t’i siguruar ato vota.

Unë do të doja të ndaja një mendim, analizë dhe konstatim për situatat që indirekt e lindën nevojën për reformën territoriale dhe, po vazhdoi kështu, të sjellë tkurrje të tjera në vitet në vazhdim.

Lexo edhe:

Radhë kilometrike drejt Tiranës, rëndohet qarkullimi në Elbasan

Përgjaket e diela! Dy viktima dhe dy të lënduar rëndë nga aksidentet rrugore

Mendoj se ka ardhur momenti që ligji nr. 139 për pushtetin vendor dhe ndryshimi i tij i bërë në vitin 2015, ku në thelb ky ndryshim i hoqi edhe më shumë të drejtat këshilltarëve dhe kryetarët e bashkive i bëri më të paprekshëm, duke pasur në fokus problemet në atë kohë mes kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit të Bashkisë Tiranë dhe disa bashki të tjera, të rishikohet, gjithashtu të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe në Kodin e Zgjedhjeve.

1- Autoriteti absolut që kryetari i bashkisë merr nga zgjedhjet mazhoritare (të cilat në vetvete merren nga votat e partisë dhe jo nga merita individuale e kandidatit) t’i kthehet subjektit politik. Këtu nuk duhet të anashkalojmë detyrimet e ligjit që kryetari ka, por bazuar në realitetin tonë institucioni i drejtësisë funksionon ngadalë dhe shpesh pa arritur rezultate. Rast ilustrimi Bashkia Tiranë.

2- Anëtarët e këshillave bashkiakë mos jenë pjesë e jashtme e bashkisë sa për legalizim projektesh-vendimesh dhe përfitim të shpërblimit modest, por të jenë pjesë aktive me kohë të plotë pune në bashki. Gjithashtu te ekzistoje nje liste kriteresh minimaliste per tu respektuar ne perzgjedhjet qe bejne forcat politike, pa prekur te drejten kushtetuese ku gjithsecili ka te drejte te zgjedhe e te zgjidhet dhe si i pavarur.

3- Për të rritur përgjegjshmërinë në punë dhe nivelin e stafit në tërësi, duhet që kryetari i bashkisë të mos zgjidhet me sistemin mazhoritar që në të vërtetë zgjidhet me votat e siglës të subjektit, por të zgjidhet nga Këshilli Bashkiak me shumicë të cilësuar votash dhe të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak me shumicë të cilësuar votash. (Është e pakuptimtë që kryeministri i vendit të voto-besohet në Parlament dhe të ndërrohet për paaftësi, për rënie të mbështetjes politike qoftë edhe nga forca e tij politike, ndërsa kryetari i bashkisë të jetë i paprekshëm dhe mos japë llogari askund). Kuptohet, kjo duke gjetur formulën që mbas kësaj mos jetë këshilli problemi i ardhshëm.

Në formën ekzistuese dhe stafet që kryetari përzgjedh nuk janë stafe për të mirëmenaxhuar punën, por janë stafe të projektuara me njerëz që mund të mos kenë nivel intelektual dhe integritet të lartë moral, por stafe që përfaqësojnë interesa për të grumbulluar vota për zgjedhjet e radhës ose shpërblesa për votat e dhëna. Kjo i bën që fokusi i tyre të mos jetë puna sa më efektive për komunitetin, por loja për të pasur në objektiv votën, në kurriz të cilësisë së punës dhe kjo është e evidentueshme sot në çdo bashki.

Duke qenë se kryetari i bashkisë i zgjedhur nga këshilli nuk është i rehatuar nga imuniteti absolut i votës mazhoritare, do të priret të punojë sa më mirë dhe vendimmarrja do të jetë shumë më e gjerë, jo vetëm nga dëshirat e planet e tij, por edhe nga këshilltarët, forca politike që përfaqëson dhe opinioni i popullit në mënyrë të vazhduar, jo vetëm në muajin e zgjedhjeve.

4- Anëtarët e këshillit bashkiak, duke qenë pjesë e jashtme e punës ditore të bashkisë, të trajtuar me shpërblim modest në shumicën e kohës për të qenë prezent në mbledhje, nuk kanë kohën e mjaftueshme, aksesin e duhur për të qenë të informuar mbi gjithçka ndodh në bashki dhe, në përgjithësi, pozicionohen pro ose kundër sipas pozicionimit të forcës politike që i ka vendosur në listë.

Ligji i jep mundësinë të kërkojnë informacion, por sado që të jenë të përkushtuar, nuk arrijnë në nivelin e duhur të përpunimit të këtij informacioni.

Pozicionimi i tyre në punë me kohë të plotë i jep mundësinë që aktivitetin e tyre ditor dhe vëmendjen e tyre ta përqendrojnë në detyrën e anëtarit të këshillit dhe të jenë 100% efektivë në punën e tyre. Gjithashtu, komisionet e ndryshme që këshilli ngre kanë kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar në detaje çdo projektvendim dhe situatë në bashki.

Politikat individualiste të kryetarëve të zgjedhur dhe rizgjedhur sipas sistemit mazhoritar nuk rrisin konkurrueshmërinë, eficencën, korrektësinë e stafit, thjesht zvarritin punën dhe i çojnë drejt vetëpëlqimit kryetarët absolutë, aq sa të ushtrojnë edhe presion mbi forcën politike që i ka vendosur aty.

Sa më sipër sjellin edhe dështimin në menaxhimin e bashkive dhe njëherazi rezultate reale shumë të dobëta.

Pushteti vendor i lënë në dorë të një personi, sado i përkushtuar të jetë, nuk do të mirëfunksionojë, sepse edhe mënyrat e ndikimit përqendrohen në një individ që ka fuqi absolute funksioni, por jo fuqi absolute analizimi dhe menaxhimi.

Nga Kategoria

Aktualitet

Radhë kilometrike drejt Tiranës, rëndohet qarkullimi në Elbasan

4 Tetor, 2026
Aktualitet

Përgjaket e diela! Dy viktima dhe dy të lënduar rëndë nga aksidentet rrugore

4 Tetor, 2026
Kryesore

Berisha njofton protestë kombëtare

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Radhë kilometrike drejt Tiranës, rëndohet qarkullimi në Elbasan

4 Tetor, 2026

Mendim mbi mirëfunksionimin e pushtetit vendor

4 Tetor, 2026

Përgjaket e diela! Dy viktima dhe dy të lënduar rëndë nga aksidentet rrugore

4 Tetor, 2026

Ushtari amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje

4 Tetor, 2026

Rubio viziton Greqinë më 6 tetor, bisedime për sigurinë dhe energjinë

4 Tetor, 2026

Drejtori ekzekutiv i OpenAI paralajmëron: Mos besoni në gjykimin e Inteligjencës Artificiale

4 Tetor, 2026

Dy persona humbin jetën pasi një avion rrëzohet në Gjermani

4 Tetor, 2026

Koundé shpjegon minutat e pakta te Barcelona: “Sezonin e kaluar isha nën nivelin tim”

4 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.