Real Madridi duket se ka marrë vendimin për të rikthyer Nico Paz në “Santiago Bernabéu” verën e ardhshme.
Sipas Cadena COPE, klubi madrilen synon të aktivizojë klauzolën e riblerjes prej 80 milionë eurosh që ka për mesfushorin argjentinas dhe Como është informuar tashmë për planet e Realit.
Nico Paz është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Como-s. 22-vjeçari ka realizuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në dhjetë ndeshje të Serie A, ndërsa në Champions League ka regjistruar tre gola dhe pesë asistime në katër paraqitje.
Real Madridi e shiti Paz te Como verën e kaluar për rreth 66 milionë euro, pasi mesfushori kishte kaluar më parë një sezon atje në formë huazimi.
Klubi spanjoll kishte menduar ta rikthente që atëherë, por lojtari preferoi të qëndronte edhe një sezon në Itali për të vazhduar zhvillimin dhe për të pasur më shumë minuta.
Real Madridi e pranoi vendimin e tij, por ruajti një opsion riblerjeje prej 80 milionë eurosh.
Tashmë, sipas raportimit të Cadena COPE, drejtuesit madrilenë kanë vendosur ta përdorin atë klauzolë gjatë verës së ardhshme.
Nico Paz është produkt i akademisë së Real Madridit dhe para largimit kishte regjistruar tetë paraqitje me ekipin e parë.
Nëse operacioni realizohet, argjentinasi do të rikthehet në Madrid pas dy sezoneve në Itali, këtë herë me një rol dhe eksperiencë shumë më të madhe.











