Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Enkeleda, por që të gjithë e njohin me emrin Ana, vjen për të rrëfyer këtë të diel, 26 shtator, historinë e saj, betejën me dhunën nga ish-bashkëshorti dhe fuqinë për të fituar lirinë, për të lulëzuar dhe jetuar sërish… e lumtur.
Mes lotësh dhe dhimbjes që ende nuk i është larguar, ajo rrëfen dhunën sistematike nga ish-bashkëshorti, të cilin e kishte njohur qysh në adoleshencë. Ajo tregon se ai e dhunonte edhe për gjënë më të vogël.
Më tej Enkeleda tregon se ish-bashkëshorti i saj kishte marrëdhënie intime me gra të tjerë, por jo vetëm kaq, madje edhe me burra!
Ardit Gjebrea: Ku e gjente dashurinë ai njeri nëse nuk e gjente tek ty dhe tek dy fëmijët?
Enkeleda: Më vonë zbulova që ai kishte dhe të tjerë.
Ardit Gjebrea: O vërtetë?
Enkeleda: Po. Diçka kisha kuptuar dhe kur isha martuar në fillim. Po isha e vogël dhe nuk mund ta kuptoja tamam. Kur bënim llafe dhe ziheshim, ai më thoshte që në qoftë se do më sjellësh kushërirën këtu, ishte një kushërirë e largët, nuk do zihemi!
Ardit Gjebrea: Kushërirën tënde?
Enkeleda: Të atij.
Ardit Gjebrea: S’e kuptova këtë.
Enkeleda: Po një kushërirë e largët e atij. Thoshte në qoftë se ma bie kushërirën nuk do zihemi edhe unë si kalama 15-16 vjeçe në atë kohë s’e kupton gjë. E merrja, e sillja në dhomë edhe largohesha.
Ardit Gjebrea: Po mos më thuaj që ai me kushërirën…
Enkeleda: Jo, kushërira faktikisht nuk pranonte asgjë. Ajo nuk e kuptoi atë gjë. Po ai e dinte shumë mirë se për çfarë arsye e sillte. Po pastaj kur isha në Greqi aty filloi përsëri që kishte marrëdhënie. Tani për mua është e vështirë ta them, po ai kishte marrëdhënie dhe me gra dhe me burra. Gjithmonë gjeja atë forcën thosha do ndryshojë ku do vete unë tani me dy fëmijë. Unë s’kisha as letra.
Ardit Gjebrea: Ti i kishe të verifikuara këto?
Enkeleda: Po! Kisha mesazhet, të gjitha. Mi tregoi edhe vetë.
Ardit Gjebrea: Çfarë të tregonte?
Ana: Historinë, çfarë bëri, çarë s’bëri. Edhe unë rrija dhe e dëgjoja, ai tregonte s’e kishte problem, as lëndohesha unë.











