Në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, kryeministri Rama njoftoi edhe një tjetër platformë: Shkallën e Meritës që i bashkohet Besës, Pranisë Besnike dhe PasqyrAlbania. Rama tha se sistemi i ri është një reformë që rikoncepton marrëdhënien qytetar-shtet.
“Ka ngjallur një nga shenjat e interesit por shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tejtër që t’i shtohet xhunglës dixhitale. PS nuk i duhet një kalendar tjetër që bën materiale propagandistike. Hendeku i hapur mes nesh dhe njerëzve të Shqipërisë së Rilindur nuk mbushet me një fjalë sado të madhe si Besa dhe mbi të gjitha, hendeku real për të cilin kemi folur mjaftueshëm dhe të cilin tani është koha të fillojmë të punojmë të gjithë së bashku që ta mbushim, mes nesh dhe njerëzve nuk mbushet thjesht dhe vetëm me një fushatë komunikime. Besa, Prania Besnike, PasqyrAlbania dhe Shkalla e Meritës si dhe i tërë sistemi i ri i komunikimit të shtetit dhe partisë janë komponentët e një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton 4 pika kyçe: si e sheh shteti problemin, si e dëgjon shumica qeverisëse njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj e zakon, si hapet dera e shërbimit publik për meritën”, tha Rama.











